E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ndaj gazetarit, Unioni i Gazetarëve protesta para policisë

Tiranë- Me dhjetra gazetarë kanë protestuar sot para Drejtorisë së Policisë Tiranë, për dhunën e ushtruar dje ndaj gazetarit të gazetës Shekulli.

Unioni i Gazetarëve është mbledhur sot dhe ka kërkuar që të dënohen akte të tilla. Vetë kreu i Unionit, Aleksandër Çipa u shpreh se policia duhet të ndërmarrë masa ndaj personit që dhunoi gazetarin Dashamir Biçaku.

Ngjarja ka ndodhur dje pranë Drejtorisë së Policisë ku gazetari Biçaku është dhunuar nga truproja i pronarit të fabrikës së çimentos në Fushë- Krujë, Carls Bouri.

Vetë gazetari në një prononcim për mediat tha se shkak ka qenë fotografimi që ai i ka bërë Bourit në momentin që po dilte nga ambientete policisë, pasi ishte pyetur për vrasjen e drejtorit të fabrikës Ivzik. Ndërsa më pas gazetari ka bërë dhe kallzimin në polici.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›