Përplaset maunia, 3 të vdekur në Elbasan-Librazhd
ELBASAN - Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në aksin nacional Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Zibragë. Një autoveturë tip 'Fiat' është përplasur me një maune dhe për pasojë kanë vdekur tre personat që udhëtonin në këto automjete.
Janë identifiakuar dy të vdekur, ndërsa i treti drejuesi i maunes ende jo. Viktimat janë Ismail Zyma nga Cërriku, drejues i Fiatit me targa El 97 40 A, dhe Fatmir Buzgo pasagjer në këtë makinë. Policia ka dëruguar në morgun e spitalin të Elbsanit trupat e viktimave, ndërsa po heton në vendin e ngjarjes për shkaqet që çuan në këtë aksident të rëndë.