E Shtunë, 31 Tetor 2026

I zbarkuar nga gomonia, tani bën punëdhënësin

 

Nga zbarkimi me gomone në drejtimin e tri ndërmarrjeve ndërtimi që ju japin punë 60 punonjësve: në më pak se 12 vjet Eduart Ndocaj ka ndryshuar rrënjësisht jetën e tij. Nga klandestin i dëshpëruar që ja besonte fatin e tij detit, në sipërmarrës të suksesshëm për të cilin sot punojnë punonjës nga çdo kombësi, përfshirë dhe italianë. Eshtë dikush që mund të thotë fare mirë që ja doli mbanë, shumë më tepër se të tjerë që mund të kenë patur kushtet e fillimit shumë më të mira se të tijat. Eshtë 32 vjeç, i martuar e baba i tre femijëve, jeton në Solaro në një vilë poshtë së cilës ka zyrat qëndrore të ndërmarrjeve të tij. Një zyrë e arreduar mirë ku në sfond është flamuri i vendit të tij, me shqiponjën e zezë në sfondin e kuq, fotografi të familjes, të miqve dhe ndërtimeve të tij, të gjitha gjërat për të cilat është veçanërisht krenar.

KUR Mbërriti në Itali përmes detit Adriatik natën me gomone, nuk kishte asgjë perveç forcës së 20 vjetëve të tij. Por dhe një dëshirë të madhe për të punuar me objektivin për të fituar e jetuar ndershmërisht. Ishte korriku i 1996 e Eduarti filloi aventurën e tij italiane nga Brindizi, si mijëra bashkëatdhetarë të tij. 

"JAM NISUR pasi nuk kisha asgjë me idenë për të shkuar në një vend ku gjendet gjithçka, nuk mendoja për rrezikun. Ishim 40 veta mbi gomone, kemi qenë për orë mes jetës dhe vdekjes"- thotë. Sot është i lumtur, ndjehet me shumë fat, është i kënaqur nga jeta e tij dhe pse, thotë "ndoshta po të kthehesha mbrapsht në kohë nuk do të bëja atë që kam bërë. Sepse të kesh pak në shtëpinë tënde është gjithmonë më mirë se të kësh shumë në shtëpinë e të tjerëve". Gjithsesi ndaj italianëve ndjehet shumë mirënjohës. "Italianët janë një popull bujar e mikpritës- nënvizon- kam ndjerë poshtërim dhe racizëm ndonjëherë, por nga një pjesë shumë e vogël e këtij populli që në pjesën më të madhe është i përbërë nga njerëz shumë të mirë".

TË PARËT që ka takuar janë banorë të Brindizit e përreth."Na kanë ndihmuar për t'u nisur për në veri që ishte dhe qëllimi ynë, unë kisha një motër në Milano kështu një krevat për të fjetur e pak ushqim të ngrohtë të sigurtë për në mbrëmje. Për katër muaj kam qenë pa punë, megjithëse kërkoja gjithë ditën. Pastaj më mori me vete një sipërmarrës ndërtimi kalabrez nga Senago, si punëtor: një njeri shumë i mirë e bujar që e falenderoj përherë. Mua më ka pëlqyer përherë të punoja në ndërtim. Pas 4 vjetësh vendosa të dal më vete e të kisha një ndërmarrje timen. Kam qenë patjetër i ndihmuar nga fati por kam qenë dhe i shtyrë nga një forcë e madhe vullneti. Une kam menduar gjithmonë se në jetë çdokush duhet të ketë atë që meriton e jo më shumë, për këtë jam përqëndruar gjithmonë në punë, kam dashur të respektoj edukatën që kam marrë nga familja."

VËLLAIT më të vogël të mbetur në Shqipëri nuk ja këshillon të largohet me gomone e kur diskutohet mbi klandestinitetin thotë i sigurtë: "është vetëm çështje e disa viteve e pastaj kufinjtë në Europë nuk do të llogariten më, do të mbetet vetëm dëshira për të punuar e për të qenë të ndershëm"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›