E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, identifikohet 13-vjeçari i humbur

 

Gjirokastër-Policia e Gjirokastër ka identifikuar 13-vjeçarin, që nuk mbante mend shtëpinë. Mësohet se ai quhet Albert Sabaudin Isufi, i datëlindjes 1994, lindur në fshatin Paç të Komunës Bytyç, të rrethit Tropojë dhe banon në Kamëz Tiranë.

“Fëmija ka ardhur me autobus në Gjirokastër dhe në polici ka deklaruar se është ngaGjirokastra”- thanë burimet policore. Ndërkohë, familjarët e tij, të njoftuar nga policia kanë mbërritur për të marrë 13-vjeçarin. Babai i djalit, para dhjetë vjetësh është vrarë për hakmarrje. “Djali jeton me nënën e tij e cila quhet Zoi dhe vëllain e madh 17 vjeç që quhet Sabastian”- njoftojnë të njëjtat burime.

Fëmija kishte disa orë që gjendej në ambientet e policisë. Në një njoftim të parë, policia kërkoi ndihmë për identifikimin e tij, duke dhënë karakteristikat kryesore. Fëmija është i seksit mashkull, 13-vjeç dhe 168 centimtra i gjatë. “Fëmija është me flokë të shkurtër, me sy ngjyrë ulliri, veshur me xhinse ngjyrë blu, me bluzë të zezë dhe me atlete kafe”- njoftojnë burimet.

Sipas të dhënave që dha vet fëmija, emri i tij është Ardit Isufaj, ndërsa shokët i thërrasin Ardit Avdyli. I pyetur më tej për prindërit ai ka thënë se babanë e quajnë Luiz dhe është i paralizuar, ndërsa mamaja e ka emrin Ngjelina.

Sipas policisë, mbështetur në ato që ka thënë vetë djali, ai ka mbaruar klasën e 6-të në shkollën “Avdyl Bajraktari”, por nuk jep asnjë adresë së ku mund të ndodhet kjo shkollë. Në gjithë përshkrimet që ka bërë, polcia dyshon se fëmija mund të jetë me të meta mendore. Ndërkohë që bën apel për ndihmë, nga cilido që mund të bëjë identifikimin e saktë të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›