Tiranë, aksidentohet për vdekje këmbësori
Një persona ka humbur jetën si pasojë e përplasjen nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të superstradës Tiranë Durrës afër pallatit të sportit Asllan Rusi.
Person i cili ka humbur jetën ka qenë duke kaluar rrugën nga kahu në kah. Drejtuesi i automjetit nuk ka ndalur ndërsa këmbësori ka gjetur vdekjen në vend pas përplasjes.
Aksidentit ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit, kohë kur mendohet që trafiku në këtë rrugë të jetë minimal.
Policia shpreson të zbulojë autorin me anë të filmimeve që mund të jenë kryer nga kamerat e sigurisë nga bizneset pranë vendngjarjes.