E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasja Snowden

Amerika Latine është shprehur e indinjuar për atë që tashmë konsiderohet si çështja Snouden – Morales. Presidenti i Bolivisë Morales, i cili po kthehej nga Moska, është detyruar të ulet në aeroportin e Vienës për të kontrolluar nëse së bashku me të udhëtonte dhe ai që shkaktoi skandalin e Datagate, Snouden. Ky i fundit ëshët shpallur në kërkim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa shumë vende europiane kanë refuzuar ti japin azil. Ndërsa Viena i ka konsideruar informacionet të pabazuara, Bolivia e ka konsideruar si një akt prepotence imperialiste. Shumë aleatë të Bolivisë mes të cilëve dhe Venezuela i kanë shprehur solidaritet Moralesit dhe Unioni i Kombeve të Amerikës së Jugut duhet të mblidhet për të analizuar çështjen. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›