E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi Gjitheperfshirja element i domosdoshem per integrimin ne BE

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim zhvilloi sot një takim me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Ettore Sequi.  Sipas tij, gjatë bisedës u diskutua për angazhimin e BE-së për zgjedhjet e 23 qershorit.
“Garantova ambasadorin Sequi se do vazhdojmë të punojmë më fort për reformat për statusin e vendit kandidat. Do ketë një bashkëpunim konstruktiv mes opozitës së re dhe qeverisë së re pas zgjedhjeve të 23 qershorit”, u shpreh Meta. 
Nga ana e tij, ambasadori Sequi uroi kreun Meta për fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit dhe për rolin e tij në promovimin e integrimit në BE.
“Duhet të ecet përpara për integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe puna duhet të përqendrohet në axhenën evropiane.
Gjithëpërfshirja është një element i domosdoshëm në integrimin e vendit në BE, pasi janë të gjitha mundësitë e integrimit”, vuri në dukje Sequi. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›