Përplasja fizike dhe sharjet me socialistët, grupi i PS kërkon 60 ditë përjashtim për Nokën, Këlliçin dhe Fadil Krekën! 10 ditë kërkohet për deputetët e tjerë (EMRAT)
Grupi i PS ka depozituar një kërkesë në Sekretariatin e Etikës në Kuvend për të përjashtuar nga seanca një pjesë të mirë të deputetëve të Partisë Demokratike.

Seanca sot ishte me tensione dhe socialistët kaluan menjëherë në votim pr ligjet dhe mbyllën seancën. 14 deputetë të Partisë Socialiste kanë firmosur kërkesën për 60 ditë përjashtim të deputetëve Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Fadil Kreka, Besart Xhaferri, Luçiano Boçi.
Ndërkohë 10 ditë përjashtim kërkohet për Gjin Gjonin, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili, Blendi Himçi.