UEFA nuk fal, 5ndeshje pezullimpër Gatuzon
MILANO- UEFA ka pezulluar për 5 ndeshje mesfushorin e Milanit Ivan Xhenaro Gatuzo, pas agresionit ndaj ndihmës trajnerit të Totenhemit Xho Xhordan, në takimin e një jave më parë në “San Siro”. Gatuzo humbi toruan pas ndeshjes që përfundoi 1-0 për anglezët, duke goditur me kokë dhe duka i vënë duart në fyt zëvendësit të Herri Redknap.
Në këtë mënyrë, Gatuzo thuajse i ka dhënë lamtumirë këtij edicioni, pasi do të mund të rikthehet në fushë vetëm nëse Milani kualifikohet për në finalen e “Uemblit”. Milani ndërkohë ka bërë të ditur se nuk do ta apelojë vendimin e marrë nga UEFA, pavarësisht se Gatuzo kërkoi falje për sjelljen e tij. Realisht, Gatuzo është dënuar 4 ndeshje, por për ndeshjen e radhës ndaj Totenhemit, ai është i pezulluar për arsye kartonash. Gatuzo pati një moment çmendurie në takimin Milan-Totenhem, duke u kapur me një pjesë të mirë të skuadrës së Totenhemit.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)