E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu mundFlamurtarin dhe rihapkampionatin

KORCE- Skënderbeu ka fituar me rezultatin 1-0 një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni, atë me Flamurtarin dhe tani e sheh veten 4 pikë larg kreut. Në një atmosferë elektrizuese të krijuar nga 8 mijë vetë të pranishëm në stadium, skuadra korçare ka arritur të mposhtë rivalët kryesorë në betejën për titull. Në fund, ndeshja nuk u ka shpëtuar polemikave dhe akuzave, sidomos për gjykimin e bërë nga treshja e arbitrave me kryesor Lorenc Jeminin. Gjithçka lidhet me penalltinë e dhënë për vendasit, pas ndërhyrjes së portierit Spaho ndaj Sozës, që sipas drejtuesve të Flamurtarit ishte inekzistente. Në të vërtetë, ndërhyrja e portierit në fillim u duk si një penallti neto, por përsëritja e pamjeve tregoi se ai nuk e kishte prekur sulmuesin argjentinas. Përpos kësaj, ndeshja e sotme ka patur momente të shumta pikante, që nga politikanët e pranishëm në tribunë, te tifozeria e mrekullueshme e deri tek ajo çfarë ndodhi në fushë.

Momenti deciziv i ndeshjes ishte minuta e 30-të. Soza rrëzohet në zonë pas një kontakti me portierin Spaho dhe arbitri kryesor Jemini jep penallti. Një 11-metërsh, që mund të ishte evituar, nëse anësori do të kishte qenë më i vëmendshëm. Nga pika e bardhë Bledi Shkëmbi realizoi golin e avantazhit, që në fund rezultoi deciziv. Më pas, ndeshja ka qenë jo e bukur për t’u parë, e ngadaltë dhe me shumë faulla. Në pjesën e dytë, Bledar Devolli del shumë shpejt me karton të kuq, pasi një gjesti jo të këndshëm ndaj një lojtari vendas. Në minutat e mbetura për t’u theksuar një shtyllë e goditur nga Bledi Shkëmbi dhe një rrofeshatë e Sebino Plakut pa shumë rrezikshmëri.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›