Perplasja mes OTR dhe TBA ne gjyq 5 persona

TIRAN- Perplasja fizike me arme te ftohta mes te rinjve mbeshtetes te dy grupeve muzikore OTR te drejtuar nga Rigels Rajku i njohur si Noizy dhe TBA e drejtuar nga Arkimed Lushaj i njohur si Stresi prokuroria dergon ne gjyq pese te rinjte e kryeqytetit.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te prokurorise se Tiranes sipas te cileve perfunduan hetimet ndaj pese te pandehurve Bexhet Kruda Orial Alla Rigers Kruda Xhevat Gashi dhe Dorian Ramkaj. Mbi te pandehurit rendojne akuzat e Vrasje me dashje ne bashkepunim ndaj shtetasit Denis Dollapaj qe vazhdon te jete ne gjendje kome edhe pas 11 muajve akuzen e plagosjes se lehte me dashje te 15-vjecarit D.V. si dhe akuzen e mos kallezim krimit. Sipas dosjes me nr. 1144 te regjistruar prane Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet dhe qe do te gjykohet nga treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Regleta Panajoti te pandehurit do te gjykohen per ngjarjen e dates 28 prill 2010 ne afersi te Shkolles se Mesme Sami Frasheri ne Tirane.
Sipas kerkeses per gjykim mesohet se te pandehurit jane mbeshtetes te grupit muzikor OTR te drejtuar nga Noizy dhe kane marre pjese mesditen e 28 prillit 2010 ne perleshjen fizike me sende te forta e te mprehta me mbeshtetesit e grupit muzikor TBA te drejtuar nga Stresi. Sipas dosjes qe tashme pritet te filloje shqyrtimin gjyqesor te pandehurit jane autoret e pjesemarrjes ne perleshjen e dates 28 prill 2010 mes perkrahesve te dy grupeve muzikore qe per pasoj mbeti i plagosur me 14 te goditura te thikes shtetasi Denis Dollapaj.
Ngjarja per te cilen do te gjykohen keta te pandehur ka filluar me debate mes tyre ne nje lokal prane rruges se Barrikadave jo shume larg shkolles se mesme Sami Frasheri. Debat ky qe ka ardhur pas fyerjeve dhe kercenimeve te ndersjella ne rrjetin social Facebook ku kane shkembyer fyerje e sharjes mes tyre. Ky debat eshte transferuar edhe ne oborrin e shkolles me pas ne lokale per te perfunduar ne perplasje fizike mes tyre ku ne rrugen Bardhok Biba shtetasi Denis Dollapaj eshte qelluar me thike duke i shkaktuar plage te renda cka vazhdon te jete ne gjendje kome.
Po ate dite mbeti i plagosur me thike edhe shtetasi D.V. 15 vjec. Pas hetimeve disa mujore prokuroria arriti te identifikoi si autor te kesaj vrasje vellezerit Bexhet dhe Rigels Kruda te cilet u arrestuan me 9 dhjetor 2010 se bashku me shtetasin Orial Alla. Me pas me 16 janar 2011 policia arrestoi edhe bashkepunetorin e vellezerve Kruda shtetasin Xhevat Gashi ndersa ka shpallur ne kerkim shtetasin Dorian Ramkaj. Ne shenje hakmarrje shtetasi Jetnis Dollapaj tentoi me nje automatik ne dore te vras mbeshtetesit e grupit OTR para Pallatit te Koncerteve vetem pak metra larg selise se Presidentit.
Po ate dite policia arrestoi Dollpajne se bashku me shtetasin Ermal Gjici qe pranoi se armet e ftohta qe ndodheshin ne makinen e shtetasit Rigels Rajku i njohur si Noizy ishin te tija.