Tiranë, përplasen makinat, 1 person vdes dhe 7 plagosen
TIRANË- 1 i vdekur dhe 7 të plagosur është bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën e re të Rinasit, ku një automjet tip Benz Furgon që drejtohej nga 23-vjecari Cufi Elezaj i cili qarkullonte në drejtim të Rinas-Qafë Kashar është përplasur me automjetin tip veturë Hundai me targa KEA 6533 drejtuar nga shtetasi Altin Dushaj 28- vjec nga Lezha i cili qarkullonte në drejtim të kundër.
Për pasojë të kësaj përplasje, ka gjetur vdekjen shtetasi Altin Dushaj, dhe janë aksidentuar shtetasit Vjollca Luca 49- vjec, e cila mësohet të jetë në gjendje të rëndë për jetën , Erald Hoxhalli 23-vjec, Jetmira Doda 26 vjec, Flamur Doda 27 vjec, Elton Bogdani 23 vjec dhe Florian Mulleti 30 vjec.
Pas aksidentit policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Cufi Elezaj 23-vjec banues në Bathore për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
(e.m/BalkanWeb)