E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 8 majit KQZ Sot nis djegia e fleteve te votimit

Hetimi i prokurorise nuk pengon zbatimin e vendimit te komisionit Procesi mbyllet me 31 dhjetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis sot procesin e djegies se fleteve te votimit te zgjedhjeve te zhvilluara ne 8 maj te ketij viti. Burime nga KQZ-ja konfirmuan per gazeten Standard se dje eshte bere gati terreni dhe materialet e nevojshme ndersa sot vihet ne zbatim vendimi i marre nje muaj me pare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Vendimi u shty pas kerkeses se opozitareve per ti lene kohe prokurorise per te hetuar mbi garen elektorale te 8 majit pas ankimimeve te socialisteve. Por te njejtat burime nga KQZ-ja theksojne se hetimi i prokurorise i cili vijon ende nuk eshte pengese per venien ne zbatim te vendimit per djegien e fleteve te votimit.

Djegia e fleteve

Nis sot djegia e fleteve te votimit. Burime nga KQZ-ja sqarojne se gjithcka eshte gati per te vene ne zbatim vendimin e marre ne 26 shtator. Konfirmimi per vijimin e procesit te djegies se fleteve te votimit erdhi dje dhe nga anetari i KQZ-se Artan Laze. Sipas tij nese nuk ka vendim per sekuestro do te vijoje procesi i djegies se fleteve te votimit. Ne qofte se nuk ka ndonje problem nga Prokuroria e Pergjithshme apo cdo prokurori e rretheve gjyqesore ne qofte se nuk do te kemi ndonje vendim sekuestroje te ndonje kutie te caktuar procesi do te vijoje normalisht. Varet nga shpejtesia dhe aftesia e njerezve qe jane ne komision dhe atyre qe jane te punesuar si punetore te thjeshte per te vazhduar dhe permbaruar kete proces - tha anetari socialist ne KQZ Artan Laze. Me heret ishte anetari i KQZ-se Hysen Osmanaj i cili deklaroi se ky proces do te vijoje ne afatet e parashikuara per faktin se prokuroria nuk ka kerkuar sekuestrimin e materialeve zgjedhore ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Osmanaj ka deklaruar se pavaresisht se PS pretendon se ka kallezim ne prokurori per hetimin e fleteve te votimit ende nuk ka te konkretizuar ndonje kerkese te prokurorise per kete ceshtje. Ai shtoi se edhe per sa i perket pretendimit te opozites per tu hetuar kater anetaret e mazhorances ne KQZ serish institucioni i prokurorise nuk eshte drejtuar per informacion. Rreth nje muaj me pare Komisioni Qendror Zgjedhor vendosi unanimisht djegien e fleteve te votimit te zgjedhjeve vendore te zhvilluara ne 8 maj te ketij viti. Ne zbatim te nenit 178 te Kodit Zgjedhor KQZ vendosi qe procesi te niste me 25 tetor dhe te perfundoje ne 31 dhjetor. Megjithate nisur nga pervoja e janarit kur u asgjesuan fletet e 2009-s procesi pritet te zgjase shume me pak. Vendimi u mor pas debateve per proceduren por edhe kerkeses se socialisteve per shtyrjen e ketij procesi. Perfaqesuesi juridik i PS-se Eridjan Salianji e konsideroi si te nxitur vendimin dhe kerkoi shtyrjen e tij deri ne shprehjen e prokurorise se Tiranes lidhur me nje kallezim penal te selise roze per ndryshimin e rezultatit ne kryeqytet. Por pas debateve qe zgjaten per rreth 1 ore dhe nderprerjes se mbledhjes per 15 minuta KQZ vendosi unanimisht miratimin e aktit duke shtuar si baze ligjore dhe udhezimin e vitit 2006. Fondi per zbatimin e ketij vendimi eshte 54 milione leke.

Prokuroria Nuk kemi sekuestruar asnje kuti me flete votimi

Prokuroria e Tiranes vijon hetimin pas ankeses se opozites per zgjedhjet e 8 majit por nuk ka sekuestruar asnje kuti te fleteve te votimit. Keshtu pohojne per Standard burime zyrtare nga organi i akuzes. Sipas ketyre burimeve prokuroria ka marre dokumente por nuk ka sekuestrim te kutive te fleteve te votimit. Konfirmimi i organit te akuzes vjen ne nje kohe qe media te majta kane deklaruar dje se Prokuroria e Tiranes ka sekuestruar disa nga kutite e zgjedhjeve te fundit te 8 majit nderkohe qe organi i akuzes sqaron se po vijon procesi i hetimit. Dy dite me pare organi i akuzes ka marre ne pyetje dy prej drejtoreve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›