Dhoma e Tregtisë, trajnim bizneseve për ligjin e ri
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë dhe Projekti i Marrëveshjes “Prag i Sfidës së Mijëvjeçarit”, administruar nga USAID, kanë organizuat një seminar informativ me biznesin mbi prokurimin elektronik.
Qëllimi i këtij seminari ishte njohja e biznesit me mënyrat e reja të prokurimit elektronik. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, Gjokë Uldedaj duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm të ndërmarrë nga qeveria shqiptare, theksoi se Dhoma e Tregtisë së Tiranës ka qenë dhe do të jetë një mbështetëse aktive e kësaj nisme si dhe e çdo iniciative tjetër të kësaj natyre. “Ne mendojmë se kjo procedurë e re së bashku me institucionin po ashtu të ri të Avokatit të Prokurimeve, do të shërbejnë ndjeshëm në drejtim të zvogëlimit të atij favorizimi kronik, i cili ka kompromentuar shpesh proceset e tenderave publike dhe ka dëmtuar rëndë interesat e të gjithëve ne”, u shpreh Uldedaj në këtë seminar. Sipas tij për biznesin, njohja e kësaj procedure do të shkurtojë kohën e aplikimit, eliminon dokumentacionin e panevojshëm, lehtëson dhe standardizon njohjen me kushtet e tenderit, garanton fshehtësinë e ofertës dhe në momentin e hapjes lejon publikimin e njëkohshëm të ofertave, si dhe ruajtjen elektronike të tyre për kontrolle të mëvonshme, duke pakësuar mundësinë e devijimeve korruptive.