FIB, takim me bizneset për zhvillimin e tregtisë me Bullgarinë
Zhvillimi i marrëdhënieve tregtare mes Bullgarisë dhe Shqipërisë do të jetë epiqendra e takimit që do të organizohet sot nga ambasada bullgare, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë dhe “First Investment Bank” me biznesin.
Nën takimin me temë “Roli ynë në zhvillimin dhe lehtësimin e marrëdhënieve tregtare Shqipëri-Bullgari”, do të diskutohen të gjitha mundësitë reale që ekzistojnë për zhvillimin e tregtisë mes dy vendeve. Gjatë takimit të sotëm të tre këta institucione paraqesin idetë dhe strategjitë e tyre për të dhënë një impakt në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë siguron shërbime të rëndësishme për bizneset shqiptare si edhe ato të huaja. Në këtë linjë, ky institucion ofron një analizë të hollësishme të mundësive që ekzistojnë mes dy vendeve dhe thekson faktin se mund të bëjë shumë më tepër në identifikimin e mundësive, vendosjen e partneriteteve të reja dhe krijimin e bizneseve të tjera. “Ne jemi duke menduar organizimin e një takimi të tillë edhe në Bullgari dhe Maqedoni”, u shpreh drejtori i Përgjithshëm i FIB, Bozhidar Todorov. Sipas tij, zhvillimi i biznesit mes këtyre vendeve do të ndihmohet nga ne me kushte lehtësuese kredidhënie për këto biznese dhe me oferta shumë lehtësuese për të gjitha shërbimet bankare.