Pacolli angazhim per evakuimin e kosovareve nga Egjipti
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka angazhuar disa kompani për të evakuuar shqiptarët që gjenden në Egjipt. Lajmin e konfirmoi për gazetën Express vetë Pacolli, i cili saktësoi se deri më tani janë identifikuar 163 kosovarë në këtë vend që u përfshi javën e kaluar nga trazirat. Ndërkohë procesi i identifikimit të tyre është duke vazhduar.
Pacolli saktësoi se avionët do të nisin evakuimin në orët e para të mengjesit dhe kosovarët do të largohen fillimisht për në Dubai, Turqi e vende të tjera, prej nga do të vazhdojnë për në Kosovë. Lideri i AKR-së tha se e ka pasur të vështirë të sigurojë fluturime direkte, për shkak se kompanitë janë të mbingarkuara.
Bul Salihu Azhornuar së fundi ( e enjte , 03 shkurt 2011 )