"Përplasja" udhëton në Fier
Në edicionin e shtatë të Festivalit Mbarëkombëtar, "Apolon
08" që mbahet në qytetin e Fierit nga data 11 maj deri me 17 maj, do të marrë pjesë edhe shfaqja "Përplasja", me autor dhe regji të regjisorit Ekrem Kryeziu. Shfaqja është prodhim i Teatrit
Profesionist të Pejës, drejtor i të cilit teatër është vetë regjisori Ekrem Kryeziu. "Festivali si çdo vit do të nderojë me çmimet përkatëse aktorin dhe aktoren më të mirë, protagonist dhe jo protagonist, deputant. Po ashtu do të ndahet edhe çmimi i karrierës", thotë drejtori i festivalit, Klajdi Marku. Sipas tij, po ashtu pritet që në kuadër të festivalit të organizohen edhe debate të ndryshme në mes të aktorëve të shfaqjeve të ftuara në këtë festival. Festivali, i cili është tradicional zakonisht kryen edhe shpenzimet e ndryshme për ushqim dhe fjetje. Por, sipas Markut, e tërë trupa e teatrit nuk do të qëndrojë në Shqipëri deri në përfundim të festivalit. "Dy nga pjesëtarët e asaj trupe do të qëndrojnë deri në mbyllje të festivalit", thotë ai. Shfaqja "Përplasja", është prodhim i Teatrit Profesionist të
Pejës dhe ajo është inskenuar gjatë vitit të kaluar në këtë teatër. Ky është udhëtimi i dytë i një trupe teatrore në Shqipëri. Më parë për në "Apolon" kishte udhëtuar nga Kosova shfaqja e baletit "Performance", të cilët kishin konkurruar në një festival të karakterit ndërkombëtar gjatë këtijmuaji.