E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasje me armë me policinë, vritet 41-vjeçari

Autori i Lajmit: red.
Ekzekuton të afërmin e tij, pas një sherri për motive ende të paqarta dhe, për t i shpëtuar kapjes nga policia, ka nisur sulmin me armë edhe në drejtim të forcave policore. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Podgorie të rrethit të Korçës, rreth 25 km larg qytetit, ku aktualisht forca të shumta policie janë në ndjekje të autorit. Sipas burimeve zyrtare mësohet se gjithçka ka nisur pas një sherri mes shtetasve Reshit Adri dhe Lulëzim Lazes, të afërm mes tyre. "Reshit Adri ka vrarë me armë zjarri automatik, të afërmin, Lulëzim Laze, 41-vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga të shtënat",- thonë burimet nga vendi i ngjarjes.
Sipas burimeve policore, ka nisur të qëllojë me breshëri edhe në drejtim të policisë. Shkëmbimi i zjarrit ka vazhduar për më shumë se 20 minuta. Në ndihmë të forcave policore të Korçës kanë mbërritur edhe forcat RENEA, por ende nuk është bërë i mundur ndalimi i autorit.
Përplasja
Një përplasje me armë në fshatin Podgorie të Korçës, ka nisur drejt këtij fshati forca të shumta policie, ku mësohet se njëri prej banorëve ka vrarë një të afërmin e tij. Gjithçka ka ndodhur në fshatin Podgorie të Korçës rreth orës 17 e 50 minuta të pasdites së djeshme. Shkak i këtij shkëmbimi zjarri është bërë operacioni i ngritur nga ana e bluve të Korçës për kapjen e Reshit Adrit. Ky i fundit ka vrarë pasditen e sotme me armë zjarri të afërmin e tij. Viktima ishte Lulëzim Laze, 41 vjeç. Bëhet e ditur se pas vrasjes së 41-vjeçarit, në fshat kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po mundohen të kapin vrasësin e Lazes.
Hetimet
Forca të shumta policie kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por s kanë mundur që, deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, të lokalizojnë agresorin. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet që e detyruan Reshit Adrin të vrasë të afërmin e tij. Sipas burimeve të policies, bëhet e ditur se Adri për t iu larguar policisë pas kryerjes së krimit, ndodhet i fshehur në një zonë malore, çka e bën më të vështirë kapjen e tij. Gjithashtu, thuhet se vrasësi Adri është i armatosur me automatik tip “kallashnikov” dhe nuk po i përgjigjet thirrjes së policisë për t u dorëzuar. Në përplasjen me armë midis policisë dhe vrasësit, në fshat mbeti e plagosur dhe një grua, e cila ishte banore e fshatit. Gruaja është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme dhe nga burimet spitalore bëhet e ditur se është jashtë rrezikut për jetën.
Ky lajm është publikuar: 13/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›