Prefekti Ksera, kjo “ndërgjegje e vrarë” e politikës
Autori i Lajmit: red.
Një shtet me “ndërgjegje të vrarë” të politikës së vet, sidomos në fushën e të drejtave kushtetuese të qytetarëve të vet, siç po ndodh me shtetin tonë për rastin që do të përshkruajmë, është për të qarë hallin seriozisht. Ka nisur një gjyq i çuditshëm kundër dy djemve të fshatit Toç, sepse guxuan demokratikisht e paqësisht t`i kundërshtonin deklarimet antikombëtare e pa dinjitet të një prefekti që ua ka vënë qeveria të drejtojë në Qark, i ka dhënë dhe ca pushtet. Janë tre hallka insitucionale që u vunë në lëvizje: Policia, Prokuroria dhe tani Gjykata e qytetit tonë më të madh të jugut ka hyrë në valle dhe seancën e radhës e ka më 14 janar 2009.
Po vetë prefekti a ka ndopak dorë në kurdisjen e këtij gjyqi? Sigurisht, jo si institucion, jo hapur, por nën rrogoz, si pozitë që ka, si një “kryeministër i vogël, qarkor”? Le të bëj ai bera e rrufera se nuk ditka gjë për këtë lloj gjyqi, pale më të ketë vënë dhe dorë në kurdisjen e tij. Nuk duhet as filozofi e madhe, as imagjinatë e veçantë për të pohuar se pa një shtytje të tij, pa një shenjë sado modeste prej tij, si autoritet, nuk kish si dhe pse të vihej në lëvizje Policia dhe të merrte mundimin për të denoncuar me një padije një tubim dinjitoz. Edhe pasi lajthiti e para, mund t`i kish thërritur mendjes Prokuroria e t`i thoshte Policisë: “Ke kaq shumë shqetësime e shkelje, se s`të mbetet më kohë të improvizosh dhe “fajtorë pa faj”! “S`i dole për zot tubimit, tani mos u ndje më!” Po kur edhe Prokuroria i tha “amin” Policisë, atëhere llogjika na thotë se do të delte Gjykata që ta refuzonte Akuzën. Ajo kish arsye t`i thosh Prokurorisë “kam aq shumë dosje e halle thelbësore të pazgjidhura, sa s`më bie në mend e në radhë të merrem me marëzira të llojit “e lagu apo s`e lagu”! Po ndodhi krejt e kundërta dhe gjykata në fjalë po vazhdon bukur me intensitet, me ritme, po dhe me zvaritjet burokratike këtë farsë gjyqësore. Ngjan sikur të treja këto hallka të rendit e ligjit janë vënë në rrjesht, kanë marrë, në mos një urdhër apo komandë, të paktën një sugjerim prej autoritetit të prefektit, se është “kryeministri vendor” tjatri dhe s`i bëhet fjala dy. Nuk është dinjitoze e serioze kështu, po ja që jemi para këtij fakti të hidhur r brengosës. Njerëzve të thjeshtë u duhej dhënë një mësim pushteti, të rinë sus, të mos guxojnë të mendojnë lirshëm keq për prefektin “e tyre”, ai duhet përfytyruar si perfekt, don apo s`don qytetari.
Sa të jetë jeta, Spiro Ksera, kurrën e kurrës nuk ka për të pranuar se ka pas dijeni për këtë gjyq, pale më të pohojë se ka ndikuar për kurdisjen e tij. Po edhe sikur të betohet ai me dorë në bibël, nuk bind dot njeri. Nuk është ai i pari që përdor metodën “hidh gurin dhe fshih dorën”. Po kjo mbetet në ndërgjegjen e tij, një “ndërgjegje e vrarë” që shpërdoron Ligjin sipas tekave të veta, pavarësisht sa e kupton ai këtë, duke e motivuar edhe për prestigjin e dinjitetin e vet. Kur spati dinjitet për prezantimet servile nëpër Greqi, ku do ta gjente ai atë që të mos u binte në qafë djemve të popullit?
Pse, ky është roli i Ligjit, në përmbajtjen dhe funksionet e tij?
Llogjika e brendshme e gjithë rrjedhës së ngjarjeve deri tani na obligon dhe na dikton të mendojmë që tre hallkave të deklaruara publikisht në procedurat e këtij gjykimi (Polici, Prokurori, Gjykatë), u duhet shtuar edhe një hallkë, ajo e para, e padukshmja, që është si pjesa e nënujshme e ajzbergut, që lëviz si ujrat e nëndheshme, ai “Uni” autoritar i cënuar i prefektit, mllefi dhe zëmërimi i tij. Kështu ndodh kur Ligjin e vërtit Maliqi. Eh, të ishte gjallë Çajupi, si do ta vërtiste Maliqin: “Po ç`paske qenë more Prefekti ynë, po të paska plasur cipa fare...” e të tjera e të tjera.
Një Ligj që është hartuar me destinacion të vihet në përdorim për të shmangur ndonjë dhunë eventuale, në këtë rast, u kthye apo u përdor si prerogativë juridike e dhunimit të vullnetit të lirë popullor, u manipua për ta mbytur atë vullnet!. Mospasjes së forcave, një dobësie (më mirë e më saktë është, të themi, një preteksti) të Policisë, që u përdor për të refuzuar shpërthimin e vullnetit të lirë, u ngrit në rang dhe u cilësua sillogjikisht si Ligj, të cilin e paska shkelur ky vullnet popullor, pandaj dhe duhet ndëshkuar ai.
Të supozojmë se Qeveria do ta kish pushuar këtë prefekt, për atë shtrembërim dhe shpërdrim të postit, për ato deklarime antikombëtare, antikushtetuese nëpër Greqi; a do t`i mbetej më shans Policisë të bënte denoncimin dhe padijen në Prokurori? Kurrën e kurrës. Ksera-prefekt, ky militant i dyfishte, (i mbështetur nga Tirana zyrtare, i joshur dhe nga Athina), që rezulton, të paktën, edhe “një ndërgjegje e vrarë e politikës”, një rast tipik e sinjifikativ, është A-lfa dhe O-mega e tërë kësaj farse gjyqësore. Vetëm me vendosjen edhe të kësaj hallke (madje të hallkës kryesore “Prefekt”), mbahet në këmbë tërë ky mekanizëm i shëmtuar, kjo dukuri e ngritjes kundër vetvetes, i këtyre autogolave në Politikë e në Drejtësi, që na shvlerftësojnë, na bëjnë dhe gaz të botës! “O bëhet tubimi me lejen e Policisë, o s`bëhet fare!”,- pse ky është thelbi i ligjit? Ne themi “jemi Komb i vonuar në histori”, “shqiptarët janë mbrapa në formësimin e kombëtarisë të tyre”, Policia vete padit e kap për fyti vetë ndërgjegjen kombëtare. Dhe kjo na qënka praktika e konsolidimit të shtetit ligjor! Kjo është vetëm voluntarizëm dhe arbitraritet!
Le të bëjmë një ballafaqim dhe krahasim të dy dukurive të jetës sonë: ndërsa qeveria po legalizon me mijra ndërtime “pa leje”, ku njerëzit kanë investuar financiarisht, Policia nuk po justifikon dot një tubim, që është organizuar me investimin atdhetar të popullit! Prefekti mendoi: “Ligji është vullneti im” dhe kështu po veprohet! Sa më i pazoti e mediokër të ndihesh, aq më i gjithfuqishëm do të shtiresh!
Objekti i këtij gjykimi na çon në një anikmim kushtetues të mirëfilltë si dhe në nevojën e një analize të plotë të frymës së ligjeve dhe mënyrës së zbatimit të tyre. Pikëpyetjet për diskutim e debat janë të shumta. Cili është fakti në gjxykim? Ç`far provash na sevirin Policia dhe Prokuroria? Si na drejton teoria racionale e zbatimit të ligjeve? Po Vendimi i gjyqit ç`autoritet, vlerë e rëndësi do të ketë? Se ajo, në vendimet e veta, nuk mund të injorojë aksiologjinë. Me paraqitjen e padijes, Policia lka rrëshqitur më shumë sesa në një tejkalim të së drejtës së vet. Ky tubim në Toç, nuk kufizoi ndonjë të drejtë të Policisë, vetëm se sfidoi miopinë dhe ngathtësinë e saj! E drejta e grumbullimit përballet vetëm me rendin publik, me askënd dhe me asgje tjetër.
T`i vrasësh njeriut idealin, nuk është më pak sesa t`i marrësh jetën!
Organizatorët e tubimit Antikserë, djemtë e fshatit Toç të Tepelenës, Luan Halili me shokë, e njoftuan Policinë, e vunë në dijeni, i kërkuan lejen apo miratimin, i bënë të qartë se tubimi ishte i motivuar atdhetarisht, inspirohej nga ideali kombëtar, ai ideal që identifikon dhe frymëzon çdo shqiptar të ndershëm e me dinjitet, qoftë ai edhe minoritar me nënshtetësi shqiptare. “Nuk ju gjendemi dot, nuk kemi forca të mjaftueshme për të siguruar mbarëvajtjen e tubimit”, kish thënë Policia: “S`ka nevojë fare për forca”, menduan djemtë dhe sa nuk kërkuan nja dy palë uniforma polici, t`ja u vishnin dy djemve azganë, të cilët do të përfaqësonin edhe policinë, do t`a bënin të pranishme edhe hijen e rendit në atë tubim. Një gjykatë e shkallës së parë kërkon medoemos “faket gjyqësore” të një mosmarrëveshjeje konkrete se “ç`ka ndodhur, si, me ç`farë motivesh e qëllimesh?”
Edhe pse policia nuk u doli për zot, djemtë e organizuan tubimin, sepse ata i kishin dalë vetë për zot situatës, sepse ishte vetë sovrani në veprim dhe vepronte për veten e tij, për një nder e dinjitet. Tubimi nuk kërcënonte askënd dhe s`ndjente e s`priste ndonjë lloj kërcënimi nga jashtë. Ai kishte besën e vet dhe mbrohej prej saj! Kur edhe “ai Zoti” paska thënë “rruaju, të të rruaj”, çdo të bënte më tepër Policia, kur tubimi ishte i mirëorganizuar dhe i vetëmbrojtur nga Sovrani popull? Populli që nxjerr e mban Policinë “me bukë”, është shumë herë në gjendje të mbajë e të mbrojë veten. Tubimi në fjalë atë ditë qershori 2008, ishte demonstrim i vullnetit të lirë, i lirisë së mendimit dhe veprimit, shprehte të drejtën dhe obligimin e Sovranit, i cili ngrinte zërin e fuqishëm se duhej vënë në vend ndërgjegja kombëtare dhe integriteti kombëtar, edhe ashtu i cunguar nga historia; ishte mendimi ndryshe, një oponencë dhe mesazh për qeverinë që nuk po reflektonte dhe nuk po reagonte për atë far prefekti, që e ka emëruar sipas midesë së vet.
Së pari vihet në diskutim vetë refuzimi i Policisë sa është ai bindës dhe pse jo i paragjykuar. Tjetër, po pysim, të bësh një tubim pa praninë e policisë, vetëm me vënien në dijeni të saj, do të thotë automatikisht se je “antiligjor”? Ç`është parësore, vullneti popullor apo gjendja rrethanore e Policisë? Kush është sovrani dhe dikton, populli ndaj Policisë, apo policia kundër vullnetit popullor? Po Ligji përse është, që t`i shërbejë popullit, apo t`i kundërvihet e ta dëmtojë atë? “Dënimi nga gjykata i jepet atij që i ka bërë keq dikujt”, thuhet në një manual. I vetni dëm i pashpallur në këtë rast, prej një tubimi paqësor, është vetëm autoriteti i lëkundur i prefektit:
Kur shteti dhe policia e tij nuk janë në gjendje të garantojnë shprehjen e lirë të vullnetit të popullit, të qytetarëve, mos duhen fajësuar këta të fundit për çdo veprimtari demokratike? Policia i thoka qytetarëve “Do të bëni tubime vetëm kur na konvenon ne, kur t`a kemi ne në terezi”, në vend që të vendosë vetë populli kur e bën atë. Shprehja e lirë e vulnetit popullor është më e rëndësishme e substanciale, apo dobësia organizative e Policisë për mosgarantimin e tubimit nga ndonjë eventualitet? Cila nga këto dy dukuri është më e rëndë dhe e fajësueshme: mospasja e forcave policore të mjaftueshme, një dobësi e Policisë që është përdorur si pretekst për të frenuar vullnetin popullor si dhe kalimin në gjykim për t`a mbytur atë, apo vullneti i popullit sovran, të cilit duhet t`i shërbejë Policia? Ai Ligj që, me përmbajtjen dhe funksionin e vet, qëndron në mburojë të vullnetit popullor, të ndonjë dhune eventuale, në këtë rast është kthyer në instrument të dhunës kundër këtij vullneti dhe mjet koracimi për prefektin. Këtu qëndron dhe paradoksi i shtrembërimit dhe shpërdorimit të këtij Ligji. Policia, bashkë me këtë Ligj, që është një organizëm në shërbim të popullit, po bëhen qëllim në vetvete dhe përdoren kundër tij. Policia, në vend që të respektonte vetë Ligjin dhe t`i përgjigjej kërkesës së popullit, u personalizua në të dhe iu kundërvu popullit të vet!Të manipuluarit dhe të shpërdoruarit e Ligjit nga Policia, Prokurorija dhe Gjykata e një Qarku dhe të kthyerit e tij në dëm të një tubimi popullor, me nja dy “koka turku”, ky është një nga paradokset shqiptare të vitit 2008, që pritet t`i dalë tymi këtë vit, më 14 janar 2009. T`i vrrasësh njeriut idealin, nuk është më pak sesa t`i marrësh jetën!
Meditim mbi dimensionin logjik e ligjor të këtij gjykimi.
Penalizimi i një veprimtarie, normalisht, kalon në një filtër logjik e lidhor. Por, ja që ndodh dhe kështu qeveria e merr mandatin nga populli, rikuperon ligje, pushtet e forcë dhe këto i kthen kundër popullit, i zbraz në shpinë dhe shpirt të tij! Dhe vërtetë, llogjikën formale të pretekstit të Policisë për refuzimin e lejes se s`kishte forca të mjaftueshme, a mund ta konsiderojmë të mjaftueshëm dhe kaq të fuqishëm që ai tubim modest të mos bëhej? Për më tepër, ky pretekst, a ka edhe forcën e ligjit që na rezultoi “i shkelur”, që krijoi precedentin e Padijes, të Denoncimit nga Policia, që ajo të merrte vrapin për në Prokurori dhe kjo e fundit, me një frymë të çonte dosjen në Gjykatë? Me keqardhje vërejmë se në qarqet policore mendimi është ngurosur në formulën “Bardhë e Zi”, formulë që e privon atë të arsyetojë se midis “të bardhës” dhe “të zezës” (ose ndryshe midis “të ligjshmes” dhe “të paligjshmes”), gjëndet një kolor i tërë, ku, krahas “të bardhës”, mund të jetë edhe një ngjyrë tjetër e bukur e tërheqese. Këtu hyn motivimi dhe frymëzimi atdhetar i tubimit në Toç, të cilin disa qarqe bëjnë sikur apo nuk dëshirojnë t`a vërejnë. Në vend që t`i përgjigjej Policia vullnetit të Popullit, në Toç duhej të detyrohej Populli të vepronte sipas midesë së Policisë. Metaforikisht kësaj i thonë të rregullohet koka sipas festes, në vend që të qepet festja sipas kokës! Po se mos është hera e parë që ndodh keqkuptimi apo dhe keqinterpretimi i ligjit! A nuk janë të njohura shtremërimet, deri dhe insinuatat e disa luftrave të shqiptarëve si “terroriste” apo dhe “fondamentaliste”? Edhe disa oficerë të rinj nga Shqipëria që shkuan vullnetarë në luftrat e trojeve amtare për qëllime të larta kombëtare, fillimisht u akuzuan si “dezertorë” dhe kandidatë për “ndjekje penale”, për mos të përmendur dhe sa luftra e sakrifica të tjera të tradhëtuara! Me një analizë logjike të gjyqit kundër djemve të Toçit, nuk është vështirë të gjejmë shpërdorim të Ligjit apo klauzolave, që janë formuluar mbi tubimet. Këtij gjykimi i mungon logjka normale dhe formati i arsyes. Trupi gjykues nuk mund të përkeqësojë në mënyrë të paarsyeshme gjendjen ligjore, pa shkelur parimin kushtetues të shtetit ligjor, pa dhunuar vetë parimin kushtetues të barazisë së të drejtave. Se në këmdvështrimin kushtetues, vendimet duhet të mbështeten mbi arsyeshmërinë dhe paanësinë. Dhe vlerësim maksimal u duhet dhënë interesave publike dhe jo sedrës së sëmurë policore. Kot nuk shkruhet në manualet e jurisprudencës se “Sanksioni mi i lirive dhe të drejtave të njeriut të pranuara në Kushtetutë dhe shoqërimi me masat për vënien në jetë të tyre, duhet të synojnë përmirësimin dhe rritjen e standarteve të të drejtave, forcimin e shtetit ligjor”; se “kushtetushmëria, në kuptimin e vet politiko-juridik sanksionon që të garantohen liritë dhe të drejtat qytetare, si dhe mekanizmat mbrojtës të tyre” Dhe se “jurisprudenca e sotme moderne do të ketë gjithmonë nevojë për parimet interpretuese, të cilat, në shumicën e tyre, burojnë nga konceptet thenelore të respektit për dinjitetin njerëzor, .irinë, barazinë, drejtësinë dhe moralin”(f. 44, 45, 46). Hapat e vendimet politike, që prezantuam, i deformojnë kriteret e drejtësisë. Një gjykate, që të vihet në veprim, i duhet faktuar një dëm i shkaktuar dhe dëmshpërblimi adekuat sipas ligjit. Pse mos të quhet e paligjshme dhe e pamoralshme mos dhënia e lejes për tubim nga Policia, por të ndëshkohet vetë organizimi i tubimit?!
Në këto dukuritë e jetës shoqërore shpesh pretekstet janë si maja e ajzbergut, janë shkuma e vorbullave ujore, poshtë të cilave qëndron shkaku real, i fuqishëm, por edhe i padeklarueshëm, kur ai është kompromentues.
Duke medituar mbi këtë ngjarje, vërejmë se kjo është njëra rrjedhë e mendimeve dhe veprimeve në jetën shoqërore me epiqendër dhe përfaqësim tipik fenomenin “Ksera”. Kur Ksera u thotë të rinjve “do t`ju gjykoj së më turbulloni ndërgjegjen”, kjo na kujton dhe ujkun që i tha qëngjit: “Do të të ha se më turbullove burimin”!
Çdo gjykim ka dhe një dimension etik.
Një rrjedhje e anasjelltë gjykimi është ajo që lidhet me Osman Takën. Komiti antiturk u kap dhe u dënua me vdekje nga pushtuesit. “Cila është fjala apo dëshira jote e fundit” i thanë komitit para ekzekutimit? “Dëshiroj të kërcej një valle”, u tha ai xhelatëve. Ishte “Vallja e vdekjes”, “Vallja e lamtumirës së jetës”.Me valle ai qau jetën dhe përshëndeti vdekjen! Të biesh për lirinë e kombit tënd, të ndahesh nga jeta me këtë motivim të lartë, kjo mbush këdo me burrëri e fisnikëri. Kjo ndodhi u raportua më lart, krijoi mbresa dhe emocione të veçanta, prej nga erdhi dhe fermani “Komitit t`i falet jeta”. Edhe pushtuesi gjeti dinjitet të vlerësonte burrërinë, Dhe hyri në histori, u bë kulturë e legjendë, mesazh e moral kjo “Vallja e Osman Takës”.
Sa shumë relative janë, shpesh herë, mendimet dhe veprimet njerëzore! Shpesh në to ka dinjitet, fisnikëri, altruizëm, vlerësim e objektivitet, por jo rrallë mer dhenë ligësia, ambicja autoritarizmi dhe sedra e sëmurë!
Le ta ballafaqojmë dimensionin etiko-ligjor të procesit gjyqësor në fjalë edhe në një krah tjetër. Psikologjia anormale na jep precedentet se i sëmuri është i papërgjegjshëm për një akt joligjor, mbrojtja e tij është çdo rast që provon rregullin, ai justifikohet edhe sikur të ketë vrarë një njeri etj. Gjykata jonë, në të kundërtën, merr pozën të gjykojë djemtë e Toçit, të cilët bashkonin, në vetvete sigurinë, rendin e rregullin, ishin të ndërgjegjshëm dhe të motivuar për të ngritur zërin, që të pastrohej e keqja. Edhe vetë Policia i drejtohet Komunitetit, mbështetet në të për parandalimin ose dënimin e krimeve dhe të këqijave! Dimë se dënimi, nga një gjykatë, i jepet atij që i ka bërë demë të tjerëve. Përshembull çfar bën Policia kur ahengu i një dasme në një lokal u prish gjumin disa të tjerëve? Ajo u thotë dasmorëve: “Mjaft tani, mos e teproni” Kurse po të ngrish zërin Antikserë, policia vjen e të thotë: “As mos guxoni”. Dhe ne themi: “Hajde për demokraci që kemi”! “Për mbrojtjen e të drejtave të të sëmurëve mendorë, - thuhet në “Psikologjinë anormale”, - shteti paguan një çmim duke i rritur barrën vetes, gjykatave dhe spitaleve, për një altenativë kufizuese më të pakët dhe për një mbrojtje më të madhe” (f. 260); kurse ne vëmë re sesi shteti ynë nuk përton t`i shtojë artificialisht punë vetes me inskenime si gjyqi në fjalë.
Ë tërë këtë kontekst le të përmendim dhe një rast nga Anglia, e cila ka qenë dhe mësuesja e parë e Amerikës. Në vitin 1994, tre burra dhe një grua u larguan nga forcat e armatosura angleze me motivacionin se ishin homoseksualë dhe kjo sjellje e tyre nuk pajtohej me politikën e Ministrisë së Mbrojtjes. Por, bazuar në Konventën e të Drejtve të Njeriut, motivacioni i përjashtimit nga ushtria u quajt ndërhyrje në jetën private të njerëzve, sjellja e tyre nuk e dëmtonte aspak sigurinë dhe mbrotjen e vendit, për më tepër viktimat ishin shëmbullorë në shërbimin ushtarak, kështu që me një arsyetushmëri më të thellë e të kompletuar, mundësohej një vendim në favor të ushtarëve të larguar, rikthimi i tyre në detyrë. Përgjthësisht, fryma moderne e demokracisë, humanizmit dhe shtetit ligjor është që liritë dhe të drejtat individuale të sanksionuara t`i ketë kurdoherë si standarte të cilave u duhen referuar në vendimet gjyqësore ose dhe në praktikën e apelimit të tyre.
Sa relative janë, shpesh, mendimet e veprimet njerëzore! Por shkalla e relativizmit varion në funksion të shkallës së kurdisjeve që u bëhet atyre veprimeve. Edhe prefektët, policët, prokurorët e gjyqtarët janë po prej këtij brumi njerëzor, mund të sillen edhe në mënyra që nuk i justifikon ata, shpesh mund të shkelin edhe rregullat, normat etike e kërkesat ligjore, sikurse ndodh dhe me të gjithë mëkatarët e tjerë në këtë dynja. Le të mbetemi në pritje të ndërgjegjes dhe arsyetimeve profesionale të trupit gjykues më 14 janar 2009! Si e ka servitut dhe do ta mbroj çështjen prokurori Përparim Melaj dhe do të dalë apo nuk do të dalë dot nga ingranazhet e montuara me fasadë ligjore trupi gjykues, i kryesuar nga Shkëlqim Mustafa
+Autori është Kryetar i Shoqatës Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar.
Ky lajm është publikuar: 13/01/2009