Pensionet, shtesa për 21 mijë ish-ushtarakë
Autori i Lajmit: red.
Përcaktohet fondi i 2009-s për mbulimin e periudhës së kontributeve të sigurimeve për ushtarakët e liruar në rezervë. Qeveria ka përcaktuar fondin konkret prej më shumë se 13 milionë lekësh, i cili do të nevojitet për llogari të pensioneve suplementare që do të përfitojnë ushtarakët e liruar nga detyra në vitet e mëparshme.
Zbatueshmëria e këtij fondi do të jetë nën efektet e ndryshimeve që po bëhen në ligjin aktual të llogaritjes së pensioneve për këtë kategori. Kjo do të thotë se ky fond mund të pësojë ndryshime të vazhdueshme dhe në bazë të ecurisë së diskutimeve dhe pikave që do të jenë pjesë e draftit përfundimtar.
Ligji
Në bazë të ligjit për llogaritjen e pensioneve të kësaj shtrese, është përcaktuar që për vitin 2009 të mbulohet me fond të veçantë derdhja e kontributeve për sigurimet suplementare të ish-ushtarakëve. Pra, sigurimet e nevojshme për vitet e lirimit nga detyra do të mbulohen nga Buxheti i Shtetit dhe do të shërbejnë si vjetërsi pune në llogaritjen e pensionit për individët përkatës. Skema e përcaktuar gjithashtu kufizon dhe numrin e përfituesve, ku në total me fondet e vëna në dispozicion mendohet që mbulimi i pagesave për sigurimet suplementare të shkojë për rreth 21102 persona në shkallë vendi. Konkretisht është përcaktuar që buxheti i nevojshëm për këtë proces të jetë rreth 13 266 milionë lekë për vitin e ardhshëm. Por mund të pësojë ndryshime të mëtejshme.
Fondet
Megjithatë, fondet e përcaktuara mund të pësojnë ndryshime, çka do të thotë se këto të fundit mund të reduktohen. Kjo për vetë faktin se ende drafti i llogaritjes së pensioneve për këtë kategori është në proces diskutimi nga ekspertët e qeverisë. Me miratimin e variantit përfundimtar pohohet se do të ketë dhe një konkretizim të fondit përkatës, që do te jetë zë më vete në rimbursimin e pagesave suplementare, që do të shërbejnë për mbulimin e nevojshëm të viteve të sigurimit që duhet të disponojë kjo shtresë në kohën e llogaritjes së pensionit. Sipas të dhënave të deklaruara, fondi prej më shuam se 13 milionë lekë që është parashikuar për vitin e ardhshëm, ka pësuar reduktim në vlerën e 17.8 për qind krahasuar me atë të vitit 2008, ndërsa numri i përfituesve ka pësuar rritje sipas evidencave të bëra nga grupet përkatëse të punës. Ndërkohë që një vit më parë fondi i dhënë ishte rreth 16 142 milionë lekë, në bazë të të cilit do të mbuloheshin sigurimet e rreth 20893 ish-ushtarakëve.
Ky lajm është publikuar: 13/01/2009