E Shtunë, 31 Tetor 2026

QKR drejt krijimit të Data-Base të kërkimit të kryqëzuar

Autori i Lajmit: red.
Qendra Kombëtare e Rregjistrimit të Biznesit (QKR) synon të realizojë këtë vit, krijimin e një data-base, mjaft të nevojshëm për shumë fusha dhe me mundësi kryqëzimi të kërkimit, ç ka pritet të shërbejë edhe si bazë statistikore për bizneset dhe vetë shtetin. "Ky projekt do t i hyjë në punë shtetit për statistikat e veta, biznesit, investitorit të brendshëm dhe të jashtëm, bashkëpunimit të gjithanshëm dhe rrit sidomos, interesin e investimeve të huaja", tha të hënën për ATSH-në, kryetari i QKR-së, Tomi Kola. Sipas tij, këto të dhëna do t i i shërben gjithashtu edhe biznesit për të parë konkurrencën. "Të dhënat shtesë për krijimin e këtij data-base, do t i fusim si një shtojcë të aplikimit", nënvizoi Kola duke shtuar se me anë të këtij programi, identifikohen gjithashtu nëse bizneset janë me kapital shqiptar apo të huaj, ndërkohë që rrit mundësinë e bashkëpunimit. Ndërkohë, Qendra e Regjistrimit të Biznesit, (QKR), gjatë këtij viti do të shtojë edhe tre elementë të tjerë të sigurisë në NIPT, si relievi i logos së QKR-së, vendosja në katër cepat e çertifikatës të logos së QKR-së, si dhe "Ëotermarks". QKR filloi punë në 3 shtator 2007, duke zëvendësuar procedurat e mëparshme të regjistrimit në gjykata për të gjitha llojet e bizneseve që kryejnë aktivitet ekonomik në Shqipëri, e mbështetur nga Programi i Sfidës së Mijëvjeçarit, të financuar nga SHBA.
Ky lajm është publikuar: 13/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›