E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasje me arme ne Mitrovice

Nje serb i Kosoves ka mbetur i plagosur dje ne mesdite pas perplasjes me policine gjate nje proteste. Plagosja e tij eshte bere me arme zjarri pas perplasjes mes banoreve ,policise kosovare dhe asaj te EULEX-it ne lagjen “Kroi i Vitakut”. Serbet kane protestuar ne shenje kundershtimi per rindertimin e shtepive te disa familjeve shqiptare ne veri te Mitrovices. Pjesetare te forcave te KFOR-it dhe policise se EULEX-it kane rrethuar lagjen dhe kane hedhur gaz lotsjelles, ne perpjekje per te shperndare turmen e protestuesve. Burime brenda policise rajonale te Mitrovices, bejne te ditur ende nuk eshte konfirmuar zyrtarisht identiteti i te plagosurit e as rrethanat qe çuan ne shkembim zjarri mes protestuesve serbe dhe pjesetareve te policise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›