E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja "Remzi Hoxha", prokuroria pritet të sjell në gjyq 103 dëshmitarë

 

TIRANË - Prokuroria e Krimeve të Rënda, liston emrat e dëshmitarëve kryesor në procesin gjyqësor ndaj katër ish-drejtuesve të SHIK-ut, të akuzuar për rrëmbimin e shtetasve Ziso Kristopulit, Avdul Loshaj si dhe rrëmbimin e zhdukjen e biznesmenit kosovarë Remzi Hoxha. Pa kaluar 20 ditë nga dorëzimi i dosjes penale pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda me të pandehur katër ish-drejtuesit e SHIK-ut: Arben Sefgjinin, Ilir Kumbaron, Avni Koldashin dhe Budjon Meçen, në nje dosje voluminoze prej 12 fashikujsh,  renditen të gjitha provat dhe emrat e dëshmitarëve kryesor në këtë proces gjyqësor që pritet të filloi javën e ardhshme.

Sipas dosjes së përpiluar nga prokurori i çështjes Xhevat Hana, në listën e personave që do dëshmojnë me kërkesë të prokurorisë janë rreth 103 dëshmitarë. Listës së dëshmitarëve të akuzës i prijnë emrat e dy viktimave të këtij rrëmbimi, Ziso Kristopuli e Avdyl Loshaj, si dhe ish-drejtuesi i SHIK-ut në vitin 1992-’97 Bashkim Gazidede, ish-zvministrin e Brendshëm në atë kohë Agim Shehu, ish-drejtuesi i SHIK-ut 1997-2003 Fatos Klosi, ish-drejtuesit e SHIK-ut të Tiranës e Sarandës dhe punonjës të këtij shërbimi gjatë vitit 1995, kohë kur janë rrëmbyer tre shtetasit shqiptarë me dhunë.

“Marrja e dëshmive të këtyre dëshmitarëve të prokurorisë është shumë i rëndësishëm për vërtetimin e akuzave të ngritur ndaj katër të pandehurve, Arben Sefgjini, Avni Koldashi, Budjon Meçe dhe ilir Kumbaro. Me dëshmitë e këtyre të personave prokuroria do të bind gjykatën se katër ish-drejtuesit e SHIK-ut kanë kryer veprat penale të “rrëmbimit të personave” tre herë të shoqëruara me tortura të rënda po tre herë, ndaj shtetasve Ziso Kristopuli, Avdyl Loshaj dhe Remzi Hoxha, trupi i të cilit ende nuk është gjetur”,-thuhet nga burimet e prokurorisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›