E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon ambasadoren e UNDP-së

Kryeministri Sali Berisha, gjatë turit të tij njëjavor në SHBA, ka kryer vizitën e tij të parë me ambasadoren e UNDP-së, Helen Clark. Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Sesionin e 64-t të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Kryeministri Berisha garantoi Helen Clark, se qeveria shqiptare do të ndërmarrë çdo hap dhe do të garantojë suportin e duhur për ecurinë e mëtejshme të projekteve të tilla, duke theksuar se ndihma dhe koordinimi nga ana e UNDP-së do të ishte shumë e çmuar. Një tjetër projekt për të cilin u diskutua gjatë takimit, ishte dhe ai i eko turizmit. Kryeministri Berisha theksoi se kjo fushë kishte njohur një rritje të paparashikuar më parë dhe se potencialet e mëdha të vendit në turizëm si bregdetar, po ashtu edhe malor, hapnin horizonte të reja për një shfrytëzim më të madh e cilësor të tyre. Kryeministri Berisha kërkoi gjithashtu mbështetjen e UNDP-së për forcimin e sistemit të arsimit privat, në kuadër të një partneriteti publik e privat sa më eficent. Kryeministri garantoi zonjën Clark se qeveria shqiptare do të bazohet në modelet më të mira botërore. Ajo, vijoi Kryeministri, do të mobilizojë të gjitha forcat dhe burimet e saj në mbështetje të këtyre projekteve dhe se ndihma dhe mbështetja e UNDP-së do të ishte shumë e rëndësishme.

Në këtë kuadër, administratorja e UNDP-së, Helen Clark, shprehu mbështetjen e saj dhe të UNDP-së për këto projekte kaq të rëndësishme, të cilat do të shfrytëzojnë më së miri potencialet njerëzore, intelektuale dhe ekonomike të Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›