KQZ: Paratë që duhet të kthejnë mbrapsht partitë
Pesë parti politike që nuk u përfshinë në Parlament pas zgjedhjeve të 28 qershorit janë të detyruara që të kthejnë në KQZ fondet që u janë dhënë në fillim të fushatës elektorale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje projektvendimin "Për kthimin e sasisë së fondit të përfituar nga partitë, të cilat nuk kanë fituar asnjë mandat në Kuvend dhe rishpërndarjen e tij partive që kanë fituar mandat në Kuvend në zgjedhjet e 28 qershorit". Sipas relacionit të projektvendimit, janë 12 parti që kanë përfituar fonde publike për zgjedhjet, nga të cilat 5 nuk fituan asnjë mandat dhe që duhet të kthejnë shumat e përfituara.
Partia Socialdemokrate është e detyruar të kthejë 5.136.667 lekë, Partia Agrare Ambientaliste është e detyruar të kthejë 2.644.556 lekë, Partia Aleanca Demokratike është e detyruar të kthejë 1.920.479 lekë, Partia Demokracia Sociale është detyruar të kthejë 1.711.151 lekë dhe Partia Demokristiane është e detyruar të kthejë 1.315.153, që në total përllogaritet në 12 milionë e 728.006 lekë. Sipas ligjit, shuma që do të kthehet nga këto parti u shpërndahen partive që janë sot në Parlament në bazë të numrit të mandateve. Partia Demokratike përfiton 6.182.174 lekë, Partia Socialiste përfiton, 5.909.431 lekë, Lëvizja Socialiste për Integrim përfiton 3.63.657 lekë, Partia Republikane përfiton 90.914 lekë dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim përfiton 90.914 lekë. Për zgjedhjet parlamentare, qeveria vuri në dispozicion të subjekteve zgjedhore një fond prej 65 milionë lekësh. Sipas Kodit Zgjedhor, 50% e kësaj shume (32.5 milionë lekë) u përfitua nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, ndërsa gjysma tjetër e tij iu nda partive politike, që në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin morën jo më pak se 2 vende në Parlament. Anëtari i KQZ-së, Pandeli Varfi, propozoi një ndryshim në formulimin e projektvendimit, që u rrëzua me shumicë votash. Sipas propozimit të tij, në zgjedhjet e qershorit element parësor kanë qenë koalicionet dhe partitë që kanë marrë pjesë në një koalicion mund të konsiderohen të gjitha parti që kanë mandat, sepse votat e tyre kanë prodhuar mandate.