E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perpunimi i naftes ne port, polemika per sigurine

O. Hila

Bashkia e Vlores ka kerkuar informacion ne rruge zyrtare nga Autoriteti Portual i Vlores per kushtet e sigurise, ne te cilat kryhet perpunimi i anijeve me gaz dhe karburante. "Pas ngjarjes se Gerdecit, prioritet mbetet siguria publike, duke pasur parasysh se porti i Vlores ndodhet prane qendres se banuar", bene te ditur dje burime nga institucioni vendor. Sipas bashkise, perpunimi i hidrokarbureve dhe metanit perbejne nje rrezik konstant per qytetaret, pasi vete substancat kane rrezikshmeri te larte. Sipas drejtuesve te vendorit, komunikimi institucional ka munguar, ndersa vijojne polemikat mbi sigurine, ne te cilen behet perpunimi i naftes. Sipas shefit te kabinetit te Bashkise se Vlores, kryebashkiaku Shpetim Gjika i eshte drejtuar me nje shkrese zyrtare pervec drejtuesve te portit, edhe prefektures se Qarkut te Vlores, Ministrise se Puneve Publike, Transportit e Telekomunikacionit dhe Kryeministrit te vendit, Sali Berisha. Drejtori i kabinetit, Arben Beqiri, thote se me gjithe kerkesen e bashkise, nga keto institucione ende nuk ka asnje pergjigje. "Deri tani nuk ka pasur incidente, por, gjithsesi, problemi mbetet shqetesues, ndersa perpunimi i ketyre substancave shkakton edhe ndotje te ajrit ne qytetin turistik", tha dje drejtori i kabinetit te Bashkise se Vlores. Nderkohe ndertimi i Petroliferes mendohet se do te zgjidhe perfundimisht kete problem, pasi ky do te jete nje port i specializuar vetem per shkarkimin, perpunimin dhe depozitimin e hidrokarbureve dhe metanit.

Reagimi: Perpunimi i anijeve ne kushte sigurie

Drejtori i Portit te Vlores, Kreshnik Alimerko, tha dje se ne lidhje me perpunimin e karburanteve ne kalata, polemikat kane nisur qe ne vitin 2002. Sipas Alimerkos, gjate ketyre viteve jane marre masa per plotesimin e kushteve te sigurise ne importin e gazit dhe naftes, madje tashme eshte perpiluar edhe nje rregullore e brendshme, ku saktesohen rregullat drastike per perpunimin e anijeve me kete lloj ngarkese. Ai shpjegoi gjithashtu se perpunimi i ketyre anijeve kryhet gjate nates ne kalaten e trageteve dhe nen mbikeqyrje te posacme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›