E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londer 2012 siguri Hi-Tech

Ushtria britanike tregoi forcën me një shfaqje në zemër të Londrës me raketa tokë-ajër, si pjesë e përgatitjeve për sigurinë në Lojërat Olimpike. Radarë, raketa dhe predha me shpejtësi të lartë u vendosën në lagjen “Blackheath”, që cilësohet si një prej më të pasurave, në periferi të kryeqytetit anglez.

Në Londër do të ketë edhe 5 pika të tjera strategjike ku do të vendosen raketa, për të siguruar maksimalisht Parkun Olimpik gjatë evenimentit të verës. Vëzhgues me gjurmues “hi-tech” të nxehtësisë do të pozicionohen në rrethinat e Londrës, për të zbuluar aktivitet të pazakontë në ajër.

Gjatë Lojërave Olimpike, të gjitha fluturimet mbi qendrën të Londrës do të jenë të ndaluara, ndërsa në zonat periferike të qytetit ato do të jenë të kufizuara, ndërsa avionët e ushtrisë do të patrullojnë vazhdimisht qiellin.

Gjatë testeve, ushtria britanike shfaqi edhe një sistem të raketave tokë-ajër, të cilin shpreson të jetë e detyruar most a përdorë, që ka fuqinë të rrëzojnë një aeroplan “Boeing 747” me pasagjerë. Arma do të përdoret për të mbrojtur stadiumin olimpik me kapacitet 80 mijë vend nga skenari I një sulmi të mundshëm terrorist.

Ndërkohë, stërvitjes me emrin “Rojtorari i Olimpiadës” do t’i bashkohet edhe luftanija më e madhe e marinës mbretërore, e cila do të shërbejë edhe si bazë për helikopterët dhe snajperët e marinës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›