E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona 165 milione euro rroga ne vit

Barcelona regjistron primatin e radhës. Sipas një kërkimi të bërë nga revista e “ESPN”-së, “Sporting Intelligence Global Salary Survey” në bashkëpunim me revistës “Money Issue”, Barça është klubi sportive që për të dytin vit radhazi shpenzon shifrat më të larta për rroga.

Në klasifikimin, ku janë studiuar 278 skuadra në 14 kampionate të dhjetë vendeve, në shtatë disiplina të ndryshme dhe me plot 7.925 sportistë të përfshirë.katalanët shpenzojnë në vit rreth 165 milionë euro, mesatarisht 66 milionë euro për lojtar.

Në vendin e dytë të këtij klasifikimi të veçantë qëndron Reali I Madridit që në total paguan 148 milionë euro rroga. Podumi kompletohet nga Mançester Siti në vendin e tretë, që falë mbështetjes së sheikëve me afro 141 milionë euro rroga, duke bërë që “sitizëns” të fitojnë shtatë vende në krahasim me një vit më parë. Në anën tjetër, dy vende fiton edhe Çelsi që pozicionohet I katërti me 129.4 milionë euro rroga.

Në vendin e pestë renditet një skuadër e NBA-it amerikan, Los Anxhelos Lejkërs të Kobi Brajant me “vetëm” 88 milionë euro në vit, por duke qenë se numri I sportistëve të ekipit është më I vogël, mesatarisht kalifornianët I paguajnë basketbollistët e tyre 4.7 milionë euro në vit.

Në këtë klasifikim të veçantë, “Top 10” plotësohet nga klube të tjerë të mëdhenj të futbollit europian: Bajern me afro 130 milionë euro rroga, Milani me 116 milionë euro. Interi është I 12-ti me afro 108.5 milionë euro, ndërsa Mançester Junajtid I 14-ti me 105 milionë euro. Vetëm në vendin e 25-të kryesuesja e Serisë A, Juventus me 89 milionë euro rroga.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›