E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha te vleresoje reagimet e SHBA e OSBE per "Dosjet"

Grupi parlamentare i Partise Demokratike duket se do te diskutoj gjeresisht perpara se te vendos per rikaluar ne seance plenare ligjin per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te shtetit. Kjo kryesisht per arsyen e deklarates se bere nga ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane ku gjykohet se ligji aktual i paraqitur nga PD ka probleme kushtetuese dhe ligjore. Zogaj thekson se eshte e udhes qe te vleresohen edhe rekomandimet e ardhura nga SHBA. Ne nje prononcim per "Koha Jone" deputeti i PD-se, Prec Zogaj deklaroi se kryeministri Berisha duhet te vleresoje edhe reagimet e ardhura nga ambasada amerikane ne lidhje me draftin per e Partise Demokratike per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit. Sipas Zogajt, pas ketij gjesti duhet qe te diskutohet ne mbledhjen e grupit parlamentare te PD-se ne lidhje me ecurine e ketij drafti te rendesishem. "Mendoj se kryeministri Berisha duhet te vleresoj edhe sugjerimet e ardhura nga partneret e vendit ne lidhje me kete me kete draft. Me pas per vijimwsine e ketij drafti kryeministri Berisha duhet te konsultohet me grupin parlamentare te PD-se", deklaroi Zogaj ne nje prononcim per "Koha Jone". F.M


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›