Përse BE vendosi në mënyrë selektive për vendet e Ballkanit?
Autori i Lajmit: red.
Prof.dr. Ibrahim Gashi
Pakoja e fundit liberalizuese e BE-së ndaj disa vendeve të Ballkanit Perëndimor natyrisht se nuk është pritur mirë nga vendet e përjashtuara, madje ka shkaktuar edhe dozë të konsiderueshme zhgënjimi. Një reagim i tillë i opinionit qytetar në Prishtinë, Tiranë dhe Sarajevë është i kuptueshëm. Por, nëse ata që veten e quajnë analistë, mendojnë vërtet se Evropa gaboi, konsideroj se nuk janë shumë të familjarizuar me politikat e zgjerimit të BE-së dhe kanë pak njohuri në përgjithësi për trendet e politikës globale. Në lajthitje edhe më të madhe kanë rënë, me këtë rast ata që e kanë quajtur këtë “getoizim” të islamizmit. Vendimi për të “integruar” respektivisht “izoluar” nuk duhet parë apriori si vendim për të favorizuar, respektivisht diskriminuar. Ka diçka më tepër në tërë këtë. Vendet që u përfshinë në procesin e liberalizimit të vizave si Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi kanë filluar një diskurs të ri në politikën e tyre ndërkombëtare, diskurs i cili paraqet shmangie nga politika e jashtme tradicionale e tyre. Derisa Maqedonia dhe Mali i Zi për më shumë se një shekull jetuan pa identitet apo me identitet të limituar politik, Serbia nga ana e saj ishte për aq kohë ombrella nën të cilën mblidheshin popujt sllavë të Ballkanit. Nga fillimi i shekullit të njëzetë, me bekimin e Rusisë, Serbia mori rolin e Piemontit në unifikimin e sllavëve të jugut. Rrjedhimisht, fillimi i shekullit njëzetenjë i gjeti këto tri shtetet me një identitet të ri politik, si shtete të pavarura, por pa një identitet të profilizuar të marrëdhënieve ndërkombëtare, i cili sillej midis nostalgjisë nga e kaluara prolindore dhe realitetit të një pozicioni dualist, midis Lindjes dhe Perëndimit, por me mungesë të një aspirate të qartë ( përjashtuar sadopak rasti i Maqedonisë) properëndimore. Përballë kësaj politike hezituese, ndonjëherë plotësisht antiperëndimore (rasti i Serbisë), e cila u provua katërcipërisht, në decenien e fundit të shekullit të kaluar, Perëndimi u gjend i shtrënguar të përdorë masën shumë të preferuar imponuese të “shkopit dhe karotës”. Kësaj here Serbisë iu ofrua karota dhe ajo e pranoi. Gradualisht ka gjasa që opinioni qytetar, mekanizmi i vetëm që mund të presionojë mbi elitat politike që të punojnë në arritjen e integrimit të plotë të Serbisë në strukturat evropiane dhe euroatlantike, do të kërkojë shkëputjen e vendit nga politikat tradicionale prolindore. Vendet që u përjashtuan nga kjo pako liberalizuese (Kosova, Shqipëria dhe BH), në politiken e tyre tradicionale në marrëdhënie më jashtë historikisht njihen si vende që aderojnë drejt oksidentit dhe shumë më pak orientit. Historia po ashtu provon se lidhjet e vjetra kulturore dhe ato të sotme ekonomike dhe politike i lidhin shumë më tepër këto vende me Perëndimin. Për më tepër, historia më e re, kontributi i Perëndimit në procesin e shkëputjes dhe pavarësimit të tyre ka qenë aq i madh dhe determinues sa që këto tri vende nuk ka si të cilësohen ndryshe veçse si aleate të Perëndimit. Shqipëria në vitet e stuhishme të pavarësisë e ndjeu fuqishëm dorën e mbështetjes së Monarkisë dualiste të Austro-Hungarisë. Nuk është e tepërt të tërhiqet një paralele, natyrisht e vëmendshme për specifikat e kohës, se Shqipëria në procesin e pavarësimit të saj mori një mbështetje nga Austro-Hungaria në vitin 1912 dhe 1913, të tillë çfarë Kosova e mori nga SHBA-të në vitin 1999. Edhe Bosnja e Hercegovina duhet parë si krijesë politike e Perëndimit në konstelacionin politik dhe ushtarak që ishte krijuar atje në vitet e stuhishme 1991-1995. Rrjedhimisht, këto tri vende nuk u anashkaluan pse nuk janë properëndimore, por pikërisht se nuk mund të jenë pjesë e së njëjtës pako me vendet, të cilat duhet të dëshmojnë se janë të gatshme të bëhen plotësisht pjesë e proceseve integruese evropiane dhe euroatlantike. Kur jemi te Shqipëria duhet të themi se shumë shpejt, vitin e ardhshëm (2010), do t i bashkohet këtij procesi të liberalizimit të vizave. Këtë e konfirmuan në mënyrë kontekstuale edhe disa nga krerët politikë të BE-së si Solana e Bild në diskutimet e tyre lidhur me iniciativën e BE-së drejt Islandës. Kjo puqet edhe me nivelin e përmbushjes së standardeve të Shqipërisë ndaj këtij procesi. Kosova, siç duket, e ka më të largët horizontin për t u bërë pjesë e këtij procesi. Janë një vistër konditash formale dhe politike që Prishtina zyrtare duhet të përmbushë me këtë rast. Barrierat e natyrës formale s do mend se lidhen me mosnjohjen e shtetit të Kosovës edhe nga pesë shtete anëtare të BE-së. Në këtë rast mundësitë e marrjes së një vendimi pozitiv brenda BE-së lidhur më Kosovën, të çfarëdo natyre qoftë, janë gati të pamundura, në rrethana të ekzistimit të një unanimiteti absolut në vendimmarrje si rregull brenda këtij unioni. Do të ishte iluzore të besohej se pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën do të votonin në favor të liberalizimit të vizave, kur dihet se shumica e tyre (përpos Greqisë) nuk i njohin as pasaportat e shtetit të Kosovës). Dhe jo vetëm kaq. Kosova në planin e brendshëm vazhdon të përballet me mosnjohje të legjitimitetit të saj shtetëror nga një numër banorësh të saj dhe rrjedhimisht mosshtrirje të sovranitetit në tërë territorin e saj. Kjo nënkupton edhe kontroll jo të plotë të një pjese të kufirit të saj shtetëror. Dhe është e kuptueshme në këtë rast shkalla e lartë e trafiqeve ilegale, për të cilat flasin raporte të organizatave të ndryshme ndërkombëtare. Trendi i ultë i zhvillimit ekonomik, shkalla e lartë e papunësisë, dhe niveli pothuaj konstant i krimit të organizuar dhe korrupsionit janë barriera të natyrës politike, të cilat Kosova pritet t i zvogëlojë në dy-tre vitet e ardhshme përmes një asistence ndërkombëtare në fushën e gjyqësorit në bashkërenditje me EULEX-in. Krejt në fund është edhe një arsye e natyrës thjesht teknike, të cilën autoritetet e Prishtinës kanë mundur ta evitonin po të mendonin me kohë. Është fjala për pasaportat biometrike, që mund të përgatiteshin, me një kosto pak më të lartë, në momentin kur u bë zëvendësimi i dokumenteve të identitetit të lëshuara nga administrata e UNMIK-ut me ato të shtetit të Kosovës. Kjo nuk u bë atëherë, kur do të kushtonte shumë më pak në kohë dhe para, por do të bëhet tani me kosto të dyfishtë dhe, për fat të keq, mundet, në rrethana të caktuara të ndonjë vendimi të ri të favorshëm të Brukselit karshi Kosovës, lidhur me liberalizimin e vizave, kjo të bëhet pengesë kryesore. Bosnja dhe Hercegovina vazhdojnë edhe më tutje të jenë pre e një zgjidhje që po testohet në funksionimin e saj. Akoma zhvillimet atje nuk janë plotësisht premtuese për të ardhmen e këtij shteti trial. Prirjet secesioniste dhe politikat përjashtuese brenda njësive federale e rrisin dilemën edhe për vendet e Bashkimit Evropian karshi këtij entiteti shtetëror të dobët. Për fund ky shkrim është menduar të jetë në funksion të të kuptuarit më të thellë të arsyeve pse BE bëri politikë selektive ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Do të doja që ata që e lexojnë këtë shkrim të akuzojnë më pak Evropën, e cila bëri dhe po bën mjaft për Kosovën dhe më shumë të kërkojnë arsyet e mosliberalizimit të vizave për kosovarët tek vetë kosovarët.
(Autori është profesor në Universitetin e Prishtinës dhe deputet i Kuvendit të Kosovës)
Ky lajm është publikuar: 04/08/2009