Moti i keq,në vend probleme në porte.
Moti i keq që ka përfshirë vendin këto ditë ka shkaktuar probleme në portet kryesore. Kështu në Durrës, për shkak të motit të vështirë, është bllokuar puna dhe peshkarexhat nuk kanë dalë në bregdet. Ndërsa në portin e qytetit të Vlorës anijet nuk kanë arritur të nisen për lundrim, si rrjedhim dy tragete të Brindizit nuk janë ambroguar. Mësohet se era e fortë në portin e Vlorës ka arritur në 7-8 ball dhe është bërë shkak për dëmtimin e disa tabelave në qytet.