E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikohen testet e lëndëve me zgjedhje

Maturantët kanë mundësi të gjejnë sot në
gazetën "Shqip" pyetjet e lëndëve me
zgjedhje që ranë në provimin e vitit të
kaluar. Ato janë një shembull i mirëfilltë për t‘u
përgatitur këtë vit. Gazeta "Shqip" boton testet e
publikuara dje nga drejtori i AVA-s, Edmond Lulja.
Bëhet fjalë për pyetjet e lëndëve me zgjedhje, të
cilat janë kusht për ata që konkurrojnë në shkollë
të lartë. Më poshtë janë gjithë pyetjet që ranë në
2007-ën në lëndën e kimisë, biologjisë, fizikës, histori
- gjeografisë. Drejtori i AVA-s, Lulja, ka sqaruar
këto teste janë botuar edhe në libra, por ato janë
në kopje të pakta dhe nuk mund të shkojnë te çdo
maturant. Ndaj e vetmja mundësi për t‘i pasur këto
teste dhe për t‘i zgjidhur me qetësi në shtëpi është
kopja e gazetës.
Testi përmban 40 pyetje në total, ku gjysma e
pyetjeve janë me alternativa dhe gjysma me zhvillim.
E rëndësishme është se pikët më të shumta u
janë lënë pyetjeve me zhvillim. Pra, një kandidat
shpallet fitues në sajë të këtyre përgjigjeve, pasi
ato kanë në total 60 pikë nga 20 që kanë pyetjet me
alternativa. Ka më pak se katër muaj në dispozicion
për t‘u përgatitur për konkursin, pasi më 10 korrik
zhvillohet në mbarë vendin provimi i dy lëndëve
me zgjedhje.
Testet që po përgatiten nga AVA për këtë vit kanë
një ndryshim krahasuar me ato të para një viti.
"Do të ketë edhe pyetje me zhvillim krahas atyre
me alternativa", u shpreh Lulja. Për dy lëndët me
zgjedhje, testi ka 40 pyetje, gjysma e të cilave me
zhvillim. Maturanti do të zgjidhë ushtrimet dhe të
plotësojë testin e dy lëndëve për 4 orë, nga dy për
secilën lëndë. Ata do të qëndrojnë pa lëvizur gjatë
gjithë kohës në sallën e provimit.
Lëndët me zgjedhje janë kusht për përzgjedhjen
e maturantëve që do të vazhdojnë universitetin.
Nga 9 lëndë të mundshme, nxënësi zgjedh 2. Ato
do të kenë në total 80 pikë, ku 60 prej tyre i merr
nga pyetjet me zhvillim. Pra, dy testet e dy lëndëve
me zgjedhje përmbajnë 40 pyetje, gjysma e të cilave
janë kuic dhe gjysma me zhvillim. Në pyetjet me
zhvillim duhet të përqendrohen më shumë, pasi
kanë sasinë më të madhe të pikëve.

LËNDA: KIMI
1. Numri i mol atomeve të oksigjenit ne 0,2 mol K2 SO3 është:
A) 0,6 C) 5 x10 23
B) 0,2 D) 6.02 x1023
2. Përqindja e oksigjenit në 1.7 mol CaCO3 është:
A) 3,8 % C) 38 %
B) 4,8 % D) 48 %
(Zca = 40, Zc = 12, Zo = 16)
3. Atomi i një elementi ka një proton dhe dy neutrone në bërthamë. Ai
përfaqëson izotopin e elementit:
A) He C) Li
B) H D) Be
4. Elementët, të cilët ndodhen ne të njëjtin grup të sistemit periodik janë:
A) Li,Be,B C) Al,Ga, B
B) O,S,Be D) B,O,S
(ZO=8,ZAl=13,ZS=16,ZBe=4,ZLi=3,ZB=5, ,ZGa=31)
5. Në atomin e elementit, numri atomik i të cilit është Z = 15, vlerat e
numrave kuantik për elektronin e shtatë sipas radhës së mbushjes janë:
A) n = 2, l = 1, m = -1, s = +1/2;
B) n = 2, l = 0, m = 0, s = +1/2;
C) n = 2, l = 1, m = 0, s = -1/2;
D) n = 2, l = 1, m = +1, s = +1/2;
6. Në sistemin periodok, duke kaluar (nga lart poshtë), nga elementi argjend,
(simboli i të cilit është Ag , perioda e peste, grupi I B), në elementin ar, me
simbol Au, perioda e gjashtë, grupi IB), rrezja:
A) zvogëlohet C) nuk ndryshon
B) rritet D) asnjë nga këto
7. Atomi i një elementi, ka në nivelin e tij te jashtëm 2 elektrone. Numri
atomik Z = 22. Valenca maksimale e tij është:
A) 2 C) 4
B) 7 D) 6
8. Metalet karakterizohen nga:
A) veti reduktuese të dobëta
B) veti oksiduese të forta
C) rreze të mëdha
D) potencial jonizimi i lartë
9. Në cilin rast forcat e Van der Vaalsit janë më të mëdha:
A) F2 C) Br2
B) Cl2 D) I2
10. Lidhje bashkërenditëse ka në molekulën e substancës, formula
molekulare e së cilës është:
A) SO2
C) H2CO3
B) NH3 D) Mg Cl2
11. Në molekulën e CO2, numri dhe llojet e lidhjeve kimike janë:
A) dy kovalente polare dhe dy bashkërenditëse
B) dy kovalente dhe dy jonike
C) dy lidhje sigma dhe dy lidhje pi
D) të katra lidhjet, kovalente sigma
12. Lidhje hidrogjenore realizohet midis molekulave të substancës, formula
molekulare e së cilës është:
A) HCl C) BeO
B) H2O D) KBr
13. Veti reduktuese më të forta çfaq elementi, simboli i të cilit është:
A) Ca (ZCa=20)
B) K ( Z K =19)
C) Rb (ZRb=37)
D) Li ( ZLi =3)
14. Atomi i squfurit shfaq veti oksiduese:
A) më të theksuara se oksigjeni
B) më të theksuara se seleni
C) më të theksuara se klori
D) më pak të theksuara se fosfori
(ZS=16 ; ZP=15 ; ZO=8; ZCl=17 ; ZSe=34)
15. Veti amfotere shfaq substanca, formula molekulare e së cilës, është:
A) Fe2O3 C) K2O
B) MnO3 D) MnO
16. Sasia e ujit, në të cilin janë tretur 60 gr SO3 dhe është përftuar tretësirë
me përqëndrim12,25% acid sulfurik, është:
A) 600 gr C) 480 gr
B) 540 gr D) 360 gr
(Ar S=32 , Ar O = 16)
17. Tretësira që përmban 3 mole H2SO4 në 2 litër të saj është:
A) 3M C) 1M
B) 2M D) 1,5M

18. Në një reaksion të prapsueshëm, nuk ndikon në gjendjen e ekuilibrit
kimik:
A) përqendrimi
B) temperatura
C) katalizatori
D) trysnia
19. Reaksionet e mëposhtme, ndodhen në gjendjen e ekuilibrit kimik.
Ndryshimi i trysnisë ndikon te reaksioni:
A) N2(g) + O2 (g) 􀄼 2NO(g)
B) H2 (g) + I2 (g) 􀄼 2HI (g)
C) N2O4 (g) 􀄼 2NO2(g)
D) FeO(ng) + H2 (g) 􀄼 Fe(ng)+H2O(g)
20. Për reaksionin 2NO+Cl2 =2NOCl përqendrimi fillestar i NO ishte
0,5mol/l, pas 40sek bëhet 0,05mol/l, ndërsa përqendrimi fillestar i Cl2 ishte
0,3 mol/l. Përqendrimi i Cl2 pas 40 sekondave do të jetë:
A) 0,075 C) 0,0075
B) 0,1125 D) 0,01125
21. Barazimi, tek i cili, entalpia e reaksionit është dhe entalpi formimi, është:
A) N2( g) + 3H 2(g) = 2NH3( g) 􀂨H = -92 kJ
B) 2 H2( g) +O2( g) = 2H2O(l) 􀂨H = - 571,6kJ
C) CO(g) + 1/2O2(g) = CO2(g ) 􀂨H = - 283 kJ
D) C(ng)+O2(g)= CO2(g) 􀂨H = - 393 ,5 kJ
22. Reaksion endotermik është:
A) C(ng) + O2(g) = CO2(g) 􀂨H

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›