Perse po zemerohet Kina
Duhet te jete bezdisese per qeverine kineze e cila po sheh se si cmimet Nobel po u ndahen kinezeve te gabuar. 8232Kinezi i pare ishte Gao Xingjian dramaturg kritik artist dhe novelist i cili e mori Nobel-in per letersi ne vitin 2000 derisa po jetonte ne ekzil ne Paris. I dyti eshte Liu Xiaobo kritik i letersise dhe autor i eseve politike te cilit kete vit iu nda cmimi Nobel per paqe derisa ndodhej ne burg ku po e vuante denimin per sabotim te regjimit komunist. Pasi Dalai Lama nuk eshte qytetar kinez une nuk do ta permend Nobel-in e tij te paqes ndonese per kinezet mbase ajo ishte me irrituesja nga te gjitha. 8232Megjithate reagimi i qeverise kineze ndaj Nobel-it te paqes per Liun ka qene i jashtezakonshem. Ne vend te perbuzjes apo heshtjes zyrtare Kina ka bere rremuje duke protestuar ashper rreth komploteve qe vene ne rrezik kete shtet dhe duke i vene dhjetera intelektuale kineze ne ze perfshire bashkeshorten e laureatit Liu Xian nen arrest shtepiak. Si rezultat i kesaj i pafuqishmi dhe i panjohuri Liu Xiaobo eshte bere jo vetem i famshem ne bote por edhe me i njohur brenda Kines.8232Nese kesaj i shtohen hapat e Kines karshi Japonise per bllokimin e eksportimit te mineraleve te rralla per shkak te disa ishujve te pabanuar midis Tajvanit dhe Okinauas atehere mund te konstatojme se Kina ka filluar te tregohet e ashper ne aspektin e marredhenieve me jashte. Keto taktika paraqesin kontrast te madh me diplomacine e heshtur kineze te dhjetevjecareve te kaluar. Japonia armikja e vjeter ka qene e pafuqishme perballe ketij shteti tashme sa here derisa koreanojugoret dhe aziatiket ne juglindje jane duke u ndier rehat me fuqine ne rritje te Kines. 8232Mirepo sjelljet e ashpra te Kines jane duke ndikuar ne opinionin e Azise. Ashtu sic eshte pare edhe permes mikpritjes qe iu be Hillary Clinton-it gjate turneut te saj te kaluar ne Azi Azia Juglindore duket se e do mbeshtetjen e SHBA-se per shkak te frikes qe ndien nga Kina. Shtetet e tjera aziatike mund te kene prirje per tu afruar me Japonine e vetmja alternative e SHBA-se si kunderbalancim ne kete rajon. Kete Kina mbase nuk e di.8232Pra perse po tregohet Kina aq e ashper Nje sqarim i mundshem eshte se Kina e ka te veshtire te mesohet me statusin e fuqise se madhe te cilen po e gezon tani. Per here te pare pas pothuajse 200 vjetesh Kina ka ndikim ne raportet boterore dhe mund te beje cfare te doje pa marre parasysh se cfare mund te mendojne shtetet e tjera. Disa dhjetevjecare me heret ishte Japonia ajo qe mendonte se do te behej numri nje dhe biznesmenet politikanet dhe burokratet e ketij shteti nuk ngurronin qe kete tia tregonin botes. Le te themi se Kina tani po hakmerret per shekullin e perbuzjes nga fuqite me te medha. 8232Mirepo mbase ky mund te mos jete sqarimi me i mire per sjelljet e Kines. Ne te vertete arsyeja mund te jete e kunderta ndjesia ne mesin e sundimtareve te Kines se jane me te dobet ne frontin e brendshem. Se paku qe nga viti 1989 legjitimiteti i monopolit te Partise Komuniste kineze ka qene i brishte. Ideologjia komuniste eshte nje force e shpenzuar. Shfrytezimi i Armates Clirimtare Popullore per te vrare protestues civile jo vetem ne Pekin por dhe ne tere Kinen ne qershorin e vitit 1989 e rrezikoi legjitimitetin e sistemit njepartiak. 8232Menyra e vetme per ta kthyer mbeshtetjen e klases se mesme kineze ishte qe te premtohej mireqenie permes nje rritjeje te shpejte ekonomike. Vakumi ideologjik i lene nga vdekja e ortodoksizmit marksist u plotesua me nacionalizem. Po ashtu nacionalizmi ne Kine i promovuar permes shkollave mediave dhe monumenteve patriotike nenkupton vetem nje gje vetem grushti i celikte i partise do ti pengoje te huajt posacerisht perendimoret dhe japonezet qe ti turperojne japonezet. 8232Kjo eshte arsyeja perse nje intelektual relativisht i panjohur si Liu Xiaobo i cili sfidon legjitimitetin e Partise Komuniste duke kerkuar zgjedhje shumepartiake duhet te shtypet. Pikerisht per kete arsye ndodhin edhe perballjet me Japonine sundimtaret kineze mund te mos e urrejne Japonine mirepo nuk duan qe te tregohen te dobet para syve te qytetareve te tyre te cilet mesohen qe nga cerdhja se fuqite e huaja duan ta turperojne Kinen. 8232Nje gje e tille sugjeron se edhe po qe se plotesohet deshira e Liu Xiaobos dhe disidenteve qe mendojne si ai problemi i nacionalizmit kinez nuk do te zhdukej. Edhe ashtu po qe se qytetaret ndihen te rrezikuar nga Japonia apo SHBA-ja atehere ata do te kerkojne politika shoviniste. Demokracia nuk pati ndikuar as ne shovinizmin koreanojugor qe nga rrezimi i diktatures ushtarake ne te tetedhjetat. 8232Mirepo nacionalizmi mund te mos jete nje konstante politike. Nacionalizmi shpesh ngerthehet me nje ndjenje paaftesie. Kur qytetaret ndihen te pafuqishem nga nje qeveri autoritare atehere gjeja me e mire eshte ta ndiejne fuqine permes nacionalizmit. 8232Ne anen tjeter ne nje demokraci shumepartiake qytetaret preokupohen me interesa te tjera te natyres materiale sociale apo madje edhe kulturore. Apo keshtu te pakten shpresojme ne. Gjendja e shume demokracive sot nuk eshte reklama me e mire per lirine politike. Megjithate kinezet duhet ta kene te drejten te vendosin vete per kete gje dhe Liu Xiabo duhet te nderohet qe mendon ashtu.
Autori eshte profesor per demokraci dhe te drejtat e njeriut ne kolegjin Bard. Ky veshtrim eshte shkruar per rrjetin boteror Project Sindycate pjese e te cilit eshte edhe Koha Ditore