GJAKMARRJA KLITHM PR SHTETIN
Shembja e piramides mbuloi Gerdecin inflacionin papunesine mbuloi se fundmi edhe vrasjen me 8 tetor te Pastor Dritan Prronit per gjakmarrje. Per fatin tone te keq ajo histori pasoje e nje plage te hapur te shtetit shqiptar u degjua vetem pak dite ne media sepse prej rreth 20 ditesh te gjithe diskutojne per rrezimin e varrit te diktatorit Hoxha.
Ky eshte kurthi i perditshem i politikes ku kane rene budallenj e te zgjuar te cilet me nje gote whisky ne dore krekosen perpara kamerave e diskutojne per kete hall te madh qe ka zene shqiptaret.
Prej vrasjes se 8 tetorit kam pritur per nje reagim te Presidentit Kryeministrit dhe ministrave te tij Kryetares se Parlamentit kryetarit te opozites deputeteve te Kuvendit medias organizatave per te drejtat e njeriut komuniteteve fetarehellip
Askush nuk eshte shprehur. Gjithcka ka kaluar ne heshtje.
Ne bisede e siper me te vellane e Pastor Dritanit Paulinin ndihet zhgenjimi ndaj indiferences se krereve te shtetit qe me heshtje injorojne edhe kontributin e Pastorit per qytetin e Shkodres. As nje mesazh ngushellimi nuk kemi marre ndash shprehet Paulini ndersa tregon se Pastor Dritani ndihmoi qindra familje ne Obot Livadhe e Ajasem shumicen prej te cilave shteti i kishte braktisur.
Pavaresisht se Pastor Dritani sfidoi ngujimin ai e ndjente hijen e gjakesit. Pak kohe para vrasjes ne nje bisede ne shtepi Pastori i thote te vellait Nese ti do te vritesh i pari per gjakmarrje une te premtoj qe nuk do te marr gjakun tend mbrapsht. Por nese une do te vritem i pari kerkoj prej teje qe ti mos ta marresh gjakun tim mbrapsht.
Paulini ka vendosur te respektoje vullnetin e te vellait ndersa thekson se Kanuni eshte vecse nje semundje qe merr jete te pafajshme. Per ironi te fatit ndash tregon ai Pastor Dritani po punonte mbi nje projekt per eliminimin e fenomenit te gjakmarrjes madje ne momentin e vrasjes krahas Bibles Pastori mbante ne cante edhe listat e gjata te familjeve ne gjak.
Shembulli i ketij njeriu fisnik i cili sfidoi me jete ngujimin nuk mjaftoi per te terhequr vemendjen e shtetit shqiptar. Heshtja perballe kesaj plage te shoqerise e deshmon kete fakt. Dhimbja behet edhe me e madhe kur kjo histori por dhe i gjithe fenomeni i gjakmarrjes pranohet ne heshtje nga media shoqeria civile apo edhe komunitetet fetare.
A mund te mbyllet kjo vrasje por edhe mijera te tjera me nje apo dy emisione televizive e tre shkrime ne gazeta Cfare eshte me e rende se vrasjet per vetegjyqesi ne nje shtet ligjor e demokratik
Gjakmarrja duhet te jete kryefjala e nje gazetarie te vertete misioni i se ciles eshte interesi publik dhe jo lajkatare e politikes.
Ku jane ata klerike te larte apo te ulet te te tria besimeve kryesore ne Shqiperi te cilet kacafyten per pronat e kishes apo te xhamise Po per pronen me te shenjte te perendise krijesen me te bukur te saj njeriun cfare bejne keta klerike Per keta te kacafyten me shtetin. Mijera besimtare duhet te shperthejne rrugeve te qyteteve ne protesta e demonstrata. Dhe ne emer te Zotit ti kerkojne shtetit zbatimin e ligjit.
Le te mendojme se cfare efekti psikologjik do te kishin ato demonstrata te bukura e te edukuara te mijera besimtareve ne popull Sepse vec te tjerave ato do te ishin edhe me te kulturuara. Do te ishin modeli i demonstrimeve edhe per mitingashet e politikes qe provokojne e rrihen per hicmosgje.
Dhjete mije eshte numri i vrasjeve mbi baza kanunore qe Komitetit i Pajtimit Mbarekombetar numeron gjate ketyre 20 viteve te fundit. Nje statistike e frikshme e ngjashme me shifrat e nje epoke lufte madje e krahasueshme edhe me ate te regjimit me te eger komunist ne Europe te diktatorit Hoxha Muzeut Historik Kombetar numeron 6535 viktima nga krimet e diktatures.
Politika mund te cirret perdite per varrin e diktatorit por a ka varr me te madh se ai i gjakmarrjes Po per te kur do flase
Sipas statistikave te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar 1430 familje ne te gjithe territorin e Shqiperise jane te ngujuara dhe te fshehura. Madje nga 321 familjet e regjistruara si te ngujuara 111 prej tyre jetojne ne Tirane 98 ne Durres dhe 112 ne Shkoder. Pra familjet qe shteti i njeh ligjerisht si te ngujuara nuk i siguron dot jeten as ne te ashtuquajturat metropolet tona. Vetem ky fakt mjafton per te deshmuar se si shteti yne i lufterave te medha kunder korrupsionit e krimit eshte dorezuar perballe vrasjeve kanunore.
Kryeministri flet per projektin mbarekombetar Shqiperia ne moshen e internetit nderkohe qe 800 femije nuk shkojne ne shkolle per shkak te gjakmarrjes. Per te mos permendur faktin qe ata te cilet kane braktisur shkollen per shkak te varferise rezultojne te jene 11 mije femije.
Sot flitet per arritje te medha ne liberalizimin e vizave por dita kur do te hyje ne fuqi heqja e tyre qe Kryeministri e ka cilesuar si historike per keto mijera familje eshte nje tjeter dite zie. Ato as nga pragu i deres nuk levizin dot. Mos valle edhe keta si Pastor Dritani duhet ta fitojne me gjak lirine e tyre
Duke mos pasur statistika programe apo strategji konkrete perballe ketyre shifrave lufte 10 mije viktima ne 20 vjet shteti hesht. Ai genjen shqiptaret dhe nderkombetaret per kete varr qe ende sot kullon gjak.