E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përse shkoj me trans-seksualë...

Dëshmitë e meshkujve që janë në kërkim të “diçkaje më shumë”: burra të martuar, të fejuar, beqarë, kryefamiljarë, të rinj dhe adoleshentë. Këto janë historitë e burrave që transformohen në trans dhe e shesin veten për seks, ose thjesht për t’u dëfryer. Në fund do të lexoni edhe mendimin e një mjeku terapeut

Dashuri me pagesë, të fshehta, të konsumuara fshehurazi, në makinë, ose në një apartament në periferi. Dashuri të konsideruara “transgresive”, ose takime pikante, që u ndodhin VIP-ave, politikanëve, futbollistëve, të cilët përfundojnë më pas në faqet e para të gazetave. Dashuri për të cilat nuk mund të flitet, sepse gjykohesh, dënohesh ose etiketohesh. Janë me mijëra meshkujt që çdo vit kanë marrëdhënie seksuale me një trans-seksual dhe femrat nuk arrijnë të kuptojnë arsyen e vërtetë të kësaj zgjedhjeje kaq perverse. çfarë kërkojnë burrat? çfarë duan? çfarë u intereson? Janë homoseksualë, apo kanë lindur me këtë ves? Mos vallë janë të pakënaqur nga jeta? Pyetjet që shtrohen janë pafund. Përgjigjet vijnë nga njerëz që e kanë provuar këtë eksperiencë dhe duan ta tregojnë atë. Ka nga ata që kërkojnë emocione të forta, të tjerë që edhe pse kanë në shtëpi gruan dhe fëmijët, e shesin veten “për dashuri”, të tjerë akoma që janë të martuar, por shkojnë me trans-seksualët për diçka tjetër, dhe në fund vijnë ata të pakënaqurit nga raporti me femrat. Një psikoterapeut është përpjekur të hedhë dritë mbi këtë fenomen duke lexuar edhe mendimet e përgjegjësve. Përgjigjet më të mira rreth këtyre pyetjeve nuk vijnë nga gazetat, por nga lexuesit.
Ajo dashuri e çmendur
“Në thelb ne meshkujt jemi fëmijë, si të tillë kemi nevojë për ledhatime të vazhdueshme dhe të na duan thellësisht pa na larguar asnjë sekondë nga mendja. Pas pak kohësh bashkëjetesë, femrat e humbasin dashurinë për arsye të ndryshme, si karriera, një foshnjë të sapolindur etj. Për këto arsye dhe shumë të tjera, pas një farë periudhe ndihemi të lënë pas dore dhe nuk jemi në qendër të vëmendjes së tyre. Kjo na shtyn t’i kërkojnë gjetkë emocionet e dikurshme dhe nuk bëhet fjalë vetëm për seksin, që është relativ, por për një ndjenjë të vërtetë dashurie, të cilën e kemi kërkuar gjithmonë. Të tilla emocionet mund të gjenden, pse jo edhe te një trans-seksual, i cili është gjithmonë gati të të dëgjojë dhe të të dashurojë me gjithë forcën e tij”, thotë Stiv.
Preferoj transët, edhe pse seksi me të dashurën time është i mrekullueshëm
“Ndoshta mund të flas me bindje të plotë për këtë çështje, duke qenë se edhe unë jam një nga ata që kam shkuar me trans-seksualë, edhe pse jeta seksuale me të dashurën time shkonte për mrekulli. Ju do të pyesni se pse?. Me një trans-seksual është ndryshe: me të vërtetë ka trup femre, por të kënaq si një mashkull. Pjesa më e madhe e personave që shkojnë me trans-seksualë janë aktivë, përfshi këtu edhe mua. I duhet dhënë fund bindjes janë pasivë”, thotë një djalosh i cili dëshiron të mbetet anonim.
Trans-seksualët u pëlqejnë edhe femrave
“Ndoshta nuk e dinit se s’janë vetëm meshkujt që shkojnë me trans-seksualët. Po t’i pyesësh këto të fundit, thonë që kanë pasur eksperienca edhe me femra, të cilat gjithmonë flasin keq për to, megjithatë do të jetë thjesht çështje kohe, sepse një ditë edhe atyre do t’u zbulohet sekreti”, thotë Martin.
Jam i martuar me fëmijë dhe transformohem në trans për t’u argëtuar
“Unë jam burrë i martuar e me fëmijë dhe herë pas here transformohem në një grua, duke u ofruar të tjerëve veten time falas. Por këtë nuk e bëj fshehurazi, siç bëjnë shumë meshkuj të tjerë, të cilët vrapojnë tek unë, si për t’u dëfryer ashtu edhe për të bërë seks”, thotë Bruk.
Ajo çka femrat nuk dinë të të japin
“Asnjë grua nuk mund t’i falë kënaqësi një burri, ashtu siç bën një trans. është e gjitha çështje natyrore: gratë nuk do të arrijnë kurrë ta njohin trupin e një mashkulli, ndjenjat, kënaqësitë e tij dhe anasjelltas. Meshkujt mund të të dhurojnë kënaqësi pafund. Megjithatë, duhet pasur kujdes nga trupi i mashkullit. E njoh mirë atë, dëshirat dhe kënaqësitë e tij”, thotë Xhefri.
Të gjithë jemi pak homoseksualë, por e fshehim
“Më shumë se tek ajo që nuk japin femrat, unë do ta spostoja vëmendjen tek ajo që burrat nuk kanë guxim ta pranojnë dhe do të jem shumë i qartë: të gjithë ne e mohojmë ekzistencën, në sjelljet tona erotike, të instinktit homoseksual. Nuk e pranojmë këtë pjesë të karakterit tonë dhe si pasojë për ne ajo mbetet e dobët. Pastaj na vjen turp t’u hapim zemrën të dashurve tanë për të këtë gjë”, thotë Devi.
Po jemi egoistë!
“Nuk mendoj se femrat s’janë të afta të dashurojnë. Perëndia u ka dhënë një privilegj shumë të madh, të jenë nëna dhe marrin shumë vesh nga dashuria. Problemi qëndron te fakti se mashkulli është shumë egoist dhe nuk e respekton kohën e femrës, që ndryshon krejtësisht nga ajo e mashkullit. Femra arsyeton me shpirt, ndërsa mashkulli... dihet, nuk po e përmend, sepse të gjithë e dinë. Janë vetëm orgji që pas pak kohësh nuk do të na mbushin dhe kënaqin më. Pas trans-seksualëve, çfarë gjëje tjetër do ta kënaqë egon mashkullore???”, thotë Meredit.
Psikoterapeuti: Pse një trans-seksual është “gruaja perfekte”
“Jam një mjek psikoterapeut. Kam shumë pacientë që shkojnë me trans-seksualë dhe nuk e them këtë si specialist. Nuk dua të shtoj më shumë, sepse është më mirë të ruaj anonimatin e atyre që besojnë tek unë dhe më kanë hapur zemrën. Efektivisht transeksualët duket sikur janë në gjendje të krijojnë një atmosferë që prostitutat nuk e bëjnë më: dëgjojnë me kujdes dhe dëshirë. Mendoj se në mënyrë të vetëdijshme ose jo, trans-seksualët sillen ashtu siç duhet të sillet një grua e vërtetë me partnerin ose bashkëshortin e saj. Kam dëgjuar shumë burra të më thonë që trans-seksualët as nuk krijojnë e as nuk zgjidhin problemet që krijojnë femrat. Më vjen keq ta them hapur, por kjo është shumë e rëndë për rolin e femrës: në fund të fundit meshkujt janë të bindur se trans-seksualët janë “femra perfekte” që ata do të dëshironin në krah. Megjithatë, pyetja që mbetet pa përgjigje është: pse burrat preferojnë një grua me organe mashkullore” që të ketë karakteristikat e një trans-seksuali?”, përfundon psikoterapeuti.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›