Përse suedezët janë mbretërit e internetit
Gjykata që gjendet në këndin që krijojnë rrugët "Shelegatan" dhe "Flemingatann" është vendi i fundit i Stokholmit ku dikush do të shkonte për të marrë pjesë në një festë. Por vetëm para një nate aty vërtet zhvillohej një festë. Këto dy javët e fundit, në dhomën numër 9 të gjykatës është zhvilluar gjyqi i kompanisë "The Pirate Bay", një sit suedez që krijon linke për failet "BitTorrent", një mënyrë shumë eficiente për të përhapur failet muzikore në internet. Si siti më i madh në internet për sa i përket kësaj forme të ndarjes së muzikës mes përdoruesve (renditet i 108 mes siteve më popullore në rrjet), "The Pirate Bay" numëron thuajse 3.5 milionë përdorues të regjistruar dhe 21.5 milionë të paregjistruar, ndërkohë që siti klikohet më shumë se 1 miliard herë në muaj. Por shumë prej pjesëve muzikore që ofron siti janë të mbrojtura nën ligjin e së drejtës së autorit dhe industritë e filmave e të muzikës e kanë paditur "The Pirate Bay" në gjykatë për ta bërë shembull për piratët e tjerë kudo në botë.
Por gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve. Tre të rinjtë që drejtojnë kompaninë e kthyen gjyqin në një spektakël për t‘i bërë vetes publicitet. Miqtë e tyre të "think-tank"-ut "Piratbyran" (Byroja e piratëve) shfaqeshin çdo ditë në gjykatë me një autobus të lyer si për fushatë elektorale. Banda studentësh luanin jashtë gjykatës dhe në fund të javës së parë të gjyqit, të paditurit organizuan një festë gjigante në një pab në qendër të Stokholmit.
Aq e fortë ndihet trioja, sa ka krijuar një sit në internet për pasqyrimin e ecurisë së gjyqit, përtej asaj që publikohet në mediat vendase. E kanë quajtur "Spectrial" (gjyq plus spektakël). Gjyqi u mbyll javës që shkoi dhe pritet verdikti në prill. Por për të gjithë ata që ndajnë në internet failet muzikore Gotfrid Svartholm Varg, Peter Sunde Kolmisopi dhe Fredrik Neij janë tashmë heronj popullorë.
Ndërkaq, në anën tjetër të Stokholmit një tjetër kompani e re interneti e ka kërkuar kërkesën për materiale audio e video falas në një model biznesi që po i hap oreksin edhe industrisë muzikore. "Spotify" u krijon përdoruesve mundësinë të dëgjojmë muzikë nga një katalog gjigant këngësh në rast se janë të gatshëm që për një orë muzikë të dëgjojnë një minutë publicitet.
Ky xhoukboks global arriti 1 milion përdoruesit javës së shkuar dhe të rinjtë shtohen me një ritëm prej rreth 20 mijë në ditë. Por nuk do mund të kishte sukses pa praninë e kompanive si "The Pirate Bay". Që të dyja janë pjesë e një komuniteti teknologjik tepër pjellor suedez ku shkrihet ekspertiza, përvoja dhe novacioni; në fakt Stokholmi është kthyer aktualisht në kryeqytetin e një bote virtuale.
Themeluesi i "Spotify" është Daniel Ek, 25-vjeçar. Kompaninë e parë e ka themeluar kur ishte 14 vjeç. E fundit është "Stardoll", një rrjet social për vajza të reja që sot numëron 26 anëtarë në të gjithë botën. Është pjesë e një vije të gjatë sipërmarrësish të rinj suedezë që po shkëlqejnë në botën e internetit. Si Martin Lorentzon, bashkëthemeluesi i "Spotify" dhe krijuesi i sitit të marketingut "TradeDoubler". Si Peter Alvarsson, i cili në vitin 2006 krijoi "Headweb", një firmë ligjore për shkarkimin e filmave. Në vitin 2001, Niklas Zenstrom themeloi sitin "Kazaa", një sit që ofron muzikë falas, i gjendur shpesh në gjykatë nga industritë muzikore. Është njeriu që krijoi shërbimin falas të telefonisë "Skype" dhe "Joost", një platformë e ligjshme për shpërndarjen e faileve video. Në 1995-n e largët, Jonas Svensson krijoi "Spray", një sit për krijimin e faqeve të internetit që më pas do të bëhej edhe shërbimi i këtij lloji më i madh në botë.
Ndoshta më i rëndësishëm nga të tërë është Jonas Birgerson, i cili fitoi miliona dollarë kur në vitin 1999 krijoi firmën për konsulencë në internet "Framfab". Birgerson, atëherë 29-vjeçar, i përdori fitimet për të krijuar një shërbim me bandë të gjerë, e cila në vitin 2001 u ofronte shërbim të shpejtë interneti rreth 1 milion shtëpive suedeze. Ndërkohë që qeveria suedeze jo vetëm krijonte lehtësira për internetin, por i ftoi banorët të blinin një kompjuter për shtëpi pa taksa. Popullsia suedeze prej 9 milionë banorësh shpejt u bë më e pranishmja në internet në gjithë rruzullin. Ndërkaq, Rik Falkvinge është lideri i grupit politik më të lidhur me internetin, Partia e Piratëve.
Nuk duhej të vinte interneti për ta bërë Suedinë vend me profil kaq të lartë në të gjithë botën. Falë izolimit linguistik dhe sistemit cilësor shkollor, thuajse të gjithë në Stokholm flasin rrjedhshëm anglisht. Shteti e mbështet së tepërmi zhvillimin shkencor e teknologjik dhe vendi është shumë i famshëm, jo vetëm për markat elektronike si "Ericsson", por gjithashtu edhe me të tjera si "Volvo", "Saab", "Tetrapak", "Ikea" dhe "H&M". Shkollat muzikore pa pagesë shpesh cilësohen si përgjegjëset për suksesin e këtij vendi; është i treti në listën e eksportuesve të muzikës pop në rang botëror, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.
Teknologjia duhet të jetë në ADN-në e suedezëve; në vitin 1900 Stokholmi kishte më shumë telefona nga Londra e Berlini. Kur Viktoria, Princesha e kurorës, shpalli javës së shkuar fejesën, e bëri këtë përmes sitit mbretëror në internet. Filmi më i rëndësishëm po gjatë fundjavës së shkuar ishte "Vajza me tatuazhin e dragoit". Heroina e filmit qe një pirate e re kompjuterësh, me probleme të shpeshta me ligjin.
Suedia eksportonte media falas që para revolucionit teknologjik, gazeta pa pagesë "Metro" u hap në Stokholm në vitin 1995 përpara se modeli të përhapej në 100 qytete të tjera nëpër botë. Suedezët janë shumë të dhënë pas lajmeve, siç shpjegon shefi ekzekutiv i gazetës "Metro", Andreas Ohlson: "Publiku me moshë të re parapëlqen produktet gratis karshi atyre me pagesë. Lexuesi ynë tipik është mesatarisht 27-vjeçar, urban, aktiv dhe i pëlqen shumë të udhëtojë. Janë tamam ata njerëz që përdorin ‘Spotify‘ dhe ‘The Pirate Bay‘".