E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Përplasja e makinës, aksidentale"

Kryeministri i Zimbabvesë,
i cili ka shpëtuar gjallë
nga një aksident me makinë,
në të cilin humbi jetën e
shoqja, ka deklaruar dje se
gjithçka ishte thjesht një aksident
dhe jo një orkestrim për
ta hequr qafe. Kryeministri
që ishte shtruar në spital
jashtë shtetit u rikthye në
vendin e tij për të i organizuar
varrimin e bashkëshortes.
"Kur diçka ndodh, ka gjithmonë
spekulime, por më
lejoni të them se në këtë rast
nuk bëhet fjalë për ndonjë
inskenim dhe se shanset
që aksidenti të ketë qenë i
orkestruar janë një në njëmijë".
Kryeministri ka mundur
të ecë në këmbë, edhe pse
i dërmuar plotësisht fi zikisht.
Pas aksidentit, të shumtë
kanë qenë ata që kanë akuzuar
Presidentin Mugabe për
përgjegjësinë ndaj vdekjes
së gruas së Kryeministrit, por
ky i fundit ka dalë në mbrojtje
të Mugabes duke deklaruar
se gjithçka është një rastësi
fatkeqe. Sot pritet që të organizohet
edhe ceremonia
funebër ndaj bashkëshortes
së ndjerë të Kryeministrit, e
cila ka humbur jetën menjëherë
sapo makina është
përplasur në një rrugë të
keqe dhe është rrotulluar
disa herë derisa ka ndalur.
Mësohet se ajo ka pësuar një
d dëmtim të menjëhershëm
në shtyllën kurrizore që nuk
i ka mundësuar asnjë lloj
shansi mbijetese. Ndërsa
bashkëshorti i saj, për fat ka
dalë thuajse pa dëmtime të
rëndësishme nga aksidenti
automobilistik. Menjëherë
pas tij, ai është dërguar në
Bocvana për t‘u kuruar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›