E Diel, 1 Nëntor 2026

Pjesë xhazi në skenën e Akademisë së Arteve

Koncerti i xhazit "Big Band", i organizuar mbrëmë në Akademinë e Arteve, ka shënuar çeljen e Stinës Koncertore të Pranverës. Kanë qenë studentët e vitit të katërt të kësaj Akademie, që janë ngjitur në skenën e koncerteve me "Big Band". Pjesë xhazi si "Mambo", "Hello Dolly", "Hello Mr. Conniff", "Etyd" etj., kanë qenë pjesë e programit. Bashkë me studentët janë ngjitur në skenë edhe instrumentistë të njohur si Brikel Guga, Genti Rushi etj. Stina Koncertore e Pranverës vjen pas suksesit të Koncerteve të Dimrit, ku studentë të shumtë afirmuan në koncertet e organizuara talentin e tyre. Këto shfaqje do të vazhdojnë sipas një programi të miratuar nga departamenti i muzikës, deri në përfundim të vitit akademik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›