Përsëri Kodi, njësoj Edi Rama
Edmond Arizaj
Ende pa u tharë mirë vendimi për shtyrjen e afatit të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste deklaronte e vendosur, absolutizmin e asnjë tjetër negociate, përveç dekretit të Presidentit Bamir Topi. Natyrisht me tjetër negociatë paramendohet një ulje në tryezë mes të majtëve, PS dhe LSI për gjetjen e një gjuhe të përbashkët për disa pika të kontestuara fuqishëm nga lidershipi i LSI, deri në grevë urie të deputetëve të saj. Çështja kryesore është ajo e komisionerëve, e cila ka thelluar hendekun ndarës mes partive të një rrënje. Por pas çdo dite që kalon, duket se kryetari i Partisë Socialiste po merr mbi vete përgjegjësi shumë më të mëdha, madje edhe të tilla që mund t'i shkaktojnë shumë probleme, vetëm për ndonjë kryeneçësi boshe, hakmarrje vogëlane, apo për mos largpamësi politike.
Në radhë të parë janë një sërë veprimesh dhe mosveprimesh që e lënë zbuluar Edi Ramën karshi shqiptarëve lidhur me vendimet e PS-së për Kodin Zgjedhor; mbi arritjen maksimale të mundshme të më së mirës për vendin me anë të këtij kodi, dhe asaj se disa prej pikave kryesore të tij kanë qenë pjesë e kërkuar për mposhtjen në letër të kundërshtarëve brenda "gjakut", e cila më pas vijon me propagandën se nuk ka pse votohet për një parti të cilës po i minimizohen shanset ligjore të konkurrimit. Pra, një strategji e pandershme konkurrimi e nisur me Kodin nga PS-ja dhe e vijuar më pas në televizione e gazeta, me shpresën se tashmë gjithçka ishte e mbyllur. Për këtë Rama nuk reagoi edhe pas deklarimeve të ashpra nga krerët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Rama vijoi turin e dialogut duke folur për qepët dhe pa asnjë reagim edhe kur dhjetë deputetë kaluan mbi një javë në grevë urie. Rama nuk foli asnjë fjalë edhe kur personazhe të ndryshme ndërkombëtarë, mes tyre dhe të Internacionales, u shprehën direkt apo indirekt kundër këtij Kodi. Dhe po ashtu nuk pati asnjë reagim edhe kur u kujtua se gjithëpërfshirja ishte këshilluar edhe nga OSBE-ODIHR, ndërsa ishte zbatuar vetëm bipërfshirja, duke eliminuar partinë e tretë në vend. Reagimet nisën nga PS-ja vetëm pas dekretit presidencial për kthimin e Kodit për një çështje datash, por me këshillën e zgjuar për ata që duan të lexojnë mes rreshtave, për një ribisedim të ri mes të gjitha partive, për gjetjen e një gjuhe të përbashkët, me qëllimin e vetëm ndarjen një herë e përgjithmonë nga zgjedhjet me probleme. Por reagimi i PS-së, për çudi nuk kishte të bënte me këtë kërkesë të kohës, por me çudinë se Presidenti edhe mund të mos e kthente këtë Kod, dhe me bindjen se ata nuk do të diskutojnë më asnjë prej pikave të këtij Kodi. Edhe një letre të Ilir Metës për uljen në tryezë për gjetjen e gjuhës së përbashkët, Edi Rama preferoi t'i përgjigjej nëpërmjet një emisioni televiziv. Natyrshëm në vijim të gjithçkaje përgjigjja ishte negative. Në të gjitha veprimet dhe mosveprimet e renditura deri më tani, sjellja e Ramës përforcon pohimin e përsëritur prej tij se nuk është politikan. Të paktën në Shqipëri, politikanët nuk kanë treguar urrejtje ndaj kundërshtarit, jo më ndaj aleatëve potencialë. Historia e Berishës me Nanon dhe katër vjet burgosjen e tij, e tregojnë këtë. Por duket se urrejtja e Ramës ndaj Metës është vetëm pse e sheh këtë të fundit si pengesën serioze për objektivin kryesor të tij, zotërimin pa kushte të gjithë Shqipërisë. Që nisi me ca fletë të Kushtetutës, e vazhdoi me ca fletë të kodit.
Por me sjelljet e tij Rama po nxjerr "zemërmirë" edhe Berishën. Që para nëntorit e në vijim, Berisha ka ripërsëritur të njëjtin refren, se gjithçka apo shumicën kryesore ia lë në dorë opozitës. Duke larë duart në këtë mënyrë, dhe pa pasur asnjë reagim nga PS-ja, të paktën "Kodi duhet bërë bashkërisht, si çdo reformë", Berisha merr skeptrin e babaxhanit në politikën shqiptare, duke i lënë Ramës tredhëmbëshin e djallit. E në të njëjtën ditë që kryetarja e grupit parlamentar të PS-së përsërit pa ekuivoke se as nuk mendohet një ribisedim për pikë të veçanta të Kodit, homologu demokrat lë shtigje për ribisedime përtej dekretit presidencial. Ndoshta edhe kryetarja e grupit të PS-së mund të ketë filluar të ndihet si Rama, jo politikane, përderisa nuk u përgjigj si e tillë; do ta diskutojmë në forume (ndoshta "sindromi Rama, unë s'jam politikan" po përfshin shumicën e PS-së, e ndonjë ditë do të dalin të thonë, ne nuk jemi parti politike). Me këtë lloj kokëfortësie Rama e nxjerr Berishën të larë e të pastruar për zgjedhjet e ardhshme, tashmë me "armikun" e gatshëm, kryesocialistin, për faj të të cilit mund të mos bëhen kartat, për faj të të cilit mund të mos numërohen saktë votuesit, për faj të të cilit mund të shtyhen zgjedhjet, e kush e di sa faje të tjera, që e përshkojnë mendjen tashmë të qetë të Berishës.
Gjithashtu asgjë nuk po kalon jashtë vëmendjes ndërkombëtare. Greva e urisë së deputetëve, reagimet në media, takimet e shumta të krerëve të LSI-së me personalitetet evropiane, paralajmërimi i Metës se do të kërkojë vëzhgues ndërkombëtarë për zgjedhjet, dekreti i Topit, e kanë bërë procesin e ardhshëm elektoral të dyshimtë. Dhe kjo vetëm për symbylltësinë e Ramës. Dhe sido që të shkojnë zgjedhjet e ardhshme, i vetmi që nuk do të ketë kurajon të bëjë qoftë edhe një ankesë, do të jetë pikërisht Rama. Sepse dy herë ai ka pasur në dorë shansin e Shqipërisë për zgjedhjet e para pa kontestime që prej vitit 1992. Por ky shans po zëvendësohet me parimin enverian të jeshillëqeve; bar të hamë, Kodin mos ta ndryshojmë.