PS:Qeveria demagogji me pensionistët
Nënsekretari i PS për programin Ilir Beqja, në emër të PS deklaroi se qeveria nuk po zbaton ligjin dhe nuk po u jep pensionistëve çfarë u takoi për këtë vit. Ai akuzoi Berishën se deklarimet e kreut të qeverisë për reforma në pensione janë thjesht demagogji. "Është kjo qeveri, që në mënyrë të përsëritur, nuk ka zbatuar afatet e indeksimit të pensioneve, nuk i jep çfarë u takon ish - ushtarakëve dhe se nuk indekson përcaktimet ligjore për trajtimin e veçantë të ish - minatorëve", tha Beqja. Sipas tij, mosmiratimi i koeficienteve të indeksimit të bazës së vlerësimit vjetor, individual, për llogaritjen fillestare të pensioneve, cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë të gjithë mbi 6 mijë pensionistët e qytetit të dalë në pension nga janari i këtij viti. "Kështu, qeveria e Sali Berishës... nuk qe e aftë të përmirësojë nivelin e jetesës së pensionistëve, por, nuk u jep këtyre të fundit as çfarë u njeh ligji".