E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolaudimi, më 18 dhjetor zhvillohet tenderi

 

Më 18 dhjetor është parashikuar që të zhvillohet tenderi ndërkombëtar për dhënien me koncension të Drejtorisë së Kontrollit Teknik të automjeteve apo siç njihet ndryshe, kolaudimi i makinave. Tre kompani të huaja janë parakualifikuar për fazën e dytë të koncesionit për shërbimin e kontrollit të detyrueshëm teknik të automjeteve. Sipas Ministrisë së Punëve Publike të Transporteve dhe Telekomunikacioneve, në fazën e parë atë të parakualifikimit të ofertave, janë përzgjedhur tre kompani të huaja, kompania franceze "SAS Sakar", ajo gjermane "TUV Sud", si dhe kompania zvicerane "SGS". Kontrata e koncesionit do të bëhet deri në 20 vjet, ndërsa financimi i shërbimit do të bëhet nga tarifat për shërbimin e kontrollit të detyrueshëm të mjeteve rrugore dhe rimorkiove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›