Sarkozy: Nëse humbi tërhiqem nga politika

Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, deklaroi të enjten se do ta braktisë politikën nëse humb në zgjedhjet presidenciale të vendit, që mbahen më 22 prill dhe më 6 maj.
"Nuk do të fus veten në atë perspektivë, por nëse ndodh, do të merrem me diçka tjetër”, pohoi Sarkozy.
Ndryshe, sipas anketimeve të opinionit publik, presidenti Sarkozy aktualisht radhitet pas rivalit të tij, socialistit Francoas Holand.
Sarkozy qysh në janar deklaroi se mendon që ta përfundojë karrierën e tij politike.
"Jam 56-vjeçar, me politikë merrem tash e 35 vjet, kam profesionin tim (avokat), kështu që do ta ndryshojë jetën krejtësisht. Nëse humbi nuk do të dëgjoni më asgjë për mua”, pat deklaruar asokohe Sarkozy.