Churkin: NATO t’i kërkojë falje Libisë

Ndaj këtyre kërkesave SHBA dhe Libia kanë reaguar ashpër.
Ky konflikt verbal është vetëm një prej shumë treguesve që aludojnë në ndarjen e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me ngjarjet në Lindjen e Mesme, e veçanërisht ndaj kryengritjes në Siri.
Rusia dhe Kina kanë akuzuar NATO’n për tejkalim të mandatit të KS të OKB’së, përmes të cilit Aleanca u autorizua për mbrojtjen e civilëve në Libi, andaj edhe kundërshtojnë ashpër një aksion të ngjashëm në Siri.
Ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin,dekalrois e vendi i tij ka informacione se në Libi ekziston “një qendër stërvitjeje e kryengritëseve sirianë”, që funksionon falë përkrahjes së pushtetit të atij vendi.
Ai nuk dha detaje, por shprehu shqetësimin për “zgjerimin e pakontrolluar të armatimit libian në rajon”.
Sipas tij, stërvitja e kryengritësve sirianë e rrezikon stabilitetin e Lindjes së Mesme.