"Pershtypjet e nje sofre me tupane"
"Dy tupane per nje sofer", solli mbremjen e se martes ne skenen e Teatrit te Operes dhe Baletit nje bashkepunim te suksesshem mes Ansamblit te Kenges dhe Valleve Popullore dhe te ftuarve speciale nga Kosova, grupit "Corona", me drejtues Ylber Asllanin dhe kengetaret si Miranda Hashani, Violeta Kukaj, Bujar Cici, Dule Malindi etj. Ne recitalin e solistit te Ansamblit dhe Kengeve te Valleve Popullore, Gezim Alimehmeti, se bashku me soliste te tjere te ansamblit, si Helga Saraci, Olta Ahmetaj, Genc Kastrati dhe Leonard Mitrushi, u interpretuan vallet e pergatitura nga Rexhep Celiku, Andrea Kokeri dhe Genc Kastrati, nen interpretimin e valltareve Domenika Ndreca, Lorena Isaku, Vjera Curcia, Marjana Shkreta, Ledi Bajraktari, Besmir Aga. I intervistuar nga gazeta "KJ", drejtuesi i grupit kosovar "Corona", Ylber Asllani, tha se te tilla bashkepunime te frytshme jane gjithmone te mirepritura, sidomos kur behet fjale per ruajtjen e tradites se rralle te kengeve dhe valleve popullore qe kane shqiptaret. "Me keqardhje konstatoj se jo vetem ketu, por edhe ne Kosove, shpeshhere muzika tradicionale eshte banalizuar. Duhet te kujtojme se kenge e valle te tilla popullore jane te rralla jo vetem ne Ballkan, por ne tere boten, ndaj duhet t'i ruajme e t'u kushtojme kujdes", tha Asllani. Sipas tij, tanime qe Kosova ka shenuar mese nje vit pavaresi, te tilla kontribute jane edhe me domethenese. Artistet shqiptaret performuan me vallet shqiptare, ndersa pala kosovare sollen muziken popullore te trevave te tyre, disa syresh mjaft te njohura per publikun shqiptar, ndersa disa kenge ishin kompozuar e pergatitur enkas per kete recital. Me kete rast, ishin te pranishem kengetare te dashur per zerin dhe interpretimet e tyre, gjithashtu mjaft te njohur ne Shqiperi, si Miranda Hashani, qe eshte njohur kryesisht me kengen "Te pres", Violeta Kukaj etj.