Vlore, kapet me arme keshilltari bashkiak
Vlore- Anetari i Keshillit Bashkiak te Vlores, arrestohet per kanosje dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake. Morand Hoxha, 43 vjec ish-keshilltar i LSI-se, aktualisht ne grupin e PS-se, eshte kapur oret e vona te mbremjes se marte gjate nje kontrolli personal, te ushtruar nga policia, ku iu gjet nje pistolete e tipit "TT", qe e mbante ne brez, si dhe 6 fisheke te kalibrit 7,62 mm. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare te policise se Vlores per gazeten "KJ". Morand Hoxha eshte kapur ne flagrance ne vendin e quajtur "Rrethi i Skeles", ne lagjen "Pavaresia", ne momentin qe po hipte ne makinen e tij "Benz 240", me targa VL 4532 A, me ngjyre te bardhe. Policia tha se mjeti u sekuestrua, me cilesine e proves materiale.
Por mesohet se shkak per kontrollin fizik te anetarit te Keshillit Bashkiak, Morand Hoxha, ka qene kallezimi i nje personi, emri i te cilit nuk behet i ditur per ceshtje sigurie personale. Ne baze te ketij kallezimi, pas nje sherri te disa diteve me pare, te iniciuar ne nje konflikt, anetari i Keshillit Bashkiak e kishte kercenuar kundershtarin me jete. "Pasi moren te dhena per ngjarjen dhe deponimin e te demtuarit, ne nisem nje kontroll dhe verifikim te informacionit", thane burime zyrtare ne perfundim te aksionit te kryer.
Morand Hoxha, eshte anetar i Keshillit Bashkiak te Vlores prej muajit shkurt te vitit 2007, mandat i fituar prej tij nen siglen e Levizjes Socialiste per Integrim. Ai eshte larguar nga kjo force vetem nje muaj me pare, per te kaluar ne radhet e Partise Socialiste. Materialet procedurale ne ngarkim te 43-vjecarit, i kane kaluar Prokurorise se Rrethit te Vlores per vepren penale te "prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake". Ai tashme ndodhet ne dhomat e paraburgimit te Komisariatit te Vlores, ne pritje te mases se sigurise ne gjykate. Keshilli Bashkiak nuk ka dhene asnje reagim zyrtar gjate dites se djeshme, per arrestimin e nje prej anetareve dhe po keshtu, as kryebashkiaku i Vlores nuk ka dale ne nje prononcim publik.