E Shtunë, 31 Tetor 2026

Violeta Kukaj: Nje enderr qe po behet realitet

Kengetarja e njohur kosovare, thote se ka shume emocione para publikut shqiptar

Me cfare kengesh erdhet ne kete recital?

Une erdha per publikun shqiptar si perfaqesuese e Ansamblit te Kengeve dhe Valleve Popullore ne Prishtine, "Shota". Interpretova dy kenge kosovare, "Ma fal ate buzeqeshje" dhe "Ani more nuse". Besoj se ishte nje koncert jashtezakonisht i mire, duke qene se ishim edhe dy ansamble, grupi "Corona" nga Kosova.

Ju vini per here te pare ne Tirane?

Jo, une kam qene ketu edhe me pare.

Megjithate, duket se bashkepunimet po intensifikohen pas Pavaresise se shtetit te Kosoves? Ju si e konsideroni kete?

Kjo ka qene per ne nje enderr qe eshte bere realitet. Nuk do koment kam pershtypjen, eshte nje gje shume e bukur, per te cilen ne gjithmone kemi dhene mesazhe neper kenget tona. Tani kjo u arrit, jemi shume te lumtur, sigurisht.

Cfare ndjesish patet, duke qene se ishit perpara publikut shqiptar?

Cdo kund ku paraqitesh para publikut, ke pergjegjesi per ate qe do te japesh ne skene, por perpara publikut shqiptar, eshte ndjesi me e vecante, duke qene se na ka munguar, e nuk e kemi perjetuar gjithmone.

Sa i perket bashkepunimit te kengeve nga Kosova dhe valleve nga Shqiperia, c'mund te thoni? A kishte veshtiresi apo u pershtatet mjaft mire?

Besoj se bashkepunimi ishte i mire. Pergjegjesite ishin te ndara dhe personalisht mendoj se ishte nje gershetim shume i mire. Besoj dhe shpresoj qe publiku doli shume i kenaqur ne mbremje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›