E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ref.Zgjedhore, Patozi: S'pranojmë tekat e PS, Ruçi: Po bllokoni rekomandimet

TIRANE- Seanca e sotmë e Kuvendit nisi me një minitë heshtje për humbjen e Kapitenit Feti Vogli gjatë një sulmi në Afganistan, tashmëi shpallur hero i Atdheut.

Më pas fjalë ne mori nënkryetari i PD-së Astrit Patozi, i cili komentoi deklaratat e kryesocialistit Rama, të bëra dje për Reformën Zgjedhore. Këto deklarata, Patozi I cilësoi si nisjen e një bojkoti të ri nga ana e opotzitës, ndërsa e akuzoi se se nuk ka vullnet për të miratuar reformën zgjedhore. Patozi u shpreh, se Rama në vend të propozimeve po provokon.

Mazhoranca, sipas patozit është e gatshme të bashkëpunojë, por nuk mund të pranojë tekat e Ramës.
“Në një proces ku si mazhoranca dhe opozita janë në paritet të plotë, secila nga palët kanë të drejta të plota. PD i qendron marrëveshjes së nëntorit, por nuk mund të pranojmë tekat e Ramës”, tha Patozi më tej.

(vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›