E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrumbohet një magazinë bojërash në Domje

Të paktën katër forca zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shuarjen e flakëve (fotoja nga vendngjarja).

Burime pranë Ndërmarrjes së Zjarrfikëses në Tiranë, bëjnë me dije se situata aktualisht është nën kontroll. Fabrika ku ka rënë zjarri është ngjitur me Drejtorinë e Patentave, por sipas të dhënave, nuk rrezikohet godina e këtij institucioni.

Drejtori i Shërbimit të Zjarrfikëses, Haki Hoxha, u shpreh se zjarri pritet të fiket dhe nuk përbën më shqetësim për përhapjen e mëtejshme.

“Zjarrin e kemi nën kontroll, pasi duke parë situatën ai nuk do të përparojë. Besoj se për pak minuta, zjarri do të neutralizohet”, tha drejtori Hoxha, duke shtuar se janë thirrur mjete zjarrfikëse nga Porti i Durrësit, pasi sipas tij, ato janë më të fuqishme për fikjen e zjarreve me përmasa të mëdha. /Stat/

                                                                                             2012-02-22 16:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›