Berat, aksidentohet autobusi i shkollës, 8 të plagosur
BERAT - Aksidentohet një autobus shkolle në Berat. Lajmi bëhet i ditur nga burime të policisë lokale, të cilat konfirmojnë se nga aksidenti janë plagosur 6 nxënës dhe 2 mësues, që udhëtonin nga fshati Vendresh drejt qytetit të Beratit.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Orizaj, kur autobusi ka dalë nga rruga pas një tentative parakalimi. Nxënësit e plagosur janë të moshës 12-17-vjeçare.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur transportimin e të plagosurve në spital.
Të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Vetëm njëri nga nxënësit ka marrë plagë të rënda në këmbë, ndërsa të tjerët kanë pësuar vetëm disa gërvishtje.
(er.nu/BalkanWeb)