E Diel, 1 Nëntor 2026

Persona të panjohur plagosin 41-vjeçarin, sekuestrohen në gëzhojat e fishekëve



Durrës – Forcat e policisë së Durrësit bëjnë me dijeni se një person dje nga atentatorë të paidentifikuar, teksa ndodhej para lokalit të tij. Sipas policisë, i plagosuri Skënder Tare, 41 vjeç, është qëlluar me pistoletë në këmbë ndërsa rrinte në lokalin e tij pranë “Ish-Degës Ushtarake” në Durrës për motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan dhe u sekuestruan 2 gëzhoja model 54 të kalibrit 7,62 mm, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen autorëve të kësaj ngjarje. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Durrësit për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtjes pa leje”, parashikuar nga nenet 89 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Policia nis hetimin për 33-vjeçarin, makina i rezultoi e vjedhur në Itali

Durrës – Forcat e policisë kanë nisur një proces penal në gjendje të lirë në ngarkim të 33-vjeçarit Tomor Xhindi, lindur ne Skrapar dhe banues në Durrës, pasi është kapur në flagrancë me një automjet, i cili rezultonte të ishte vjedhur në Itali. Bëhet fjalë për automjetin “Golf 5” me targe DR 36 56 E ngjyrë e zezë me nr. shasie WVWZZZ1KZ6B070590, që nga verifikimet rezulton të jetë trafikuar (vjedhur) para dy vitesh në Itali. Në cilësinë e provës materiale u bllokua automjeti dhe dokumentacioni i tij.
Materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të “Trafikimit të mjeteve motorike”, parashikuar nga neni 141/a i Kodit Penal.

Tragjedi në plazhin e Ishmit, mbytet 37-vjeçari, zhduket në det nipi i tij

Durrës – Një 37-vjeçar ka gjetur vdekjen dje pasdite në plazhin buzë Ishmit kurse nipi i tij rezulton i zhdukur në det dhe djali i të ndjerit, është dërguar në gjendje kritike për jetë në spitalin e Durrësit. Burime policore thanë për gazetën “Albania” se viktima është Bardhyl Zeqollari, 37 vjeç, banues në lagjen “Kombinat” të Tiranës. I zhdukur në det, është 16-vjeçari Alban Zedqollari, nga i njëjti vendbanim, nipi i të ndjerit. Ndërkohë në gjendje të rëndë u dërgua në spitalin rajonal të Durrësit, djali 11 vjeçar i viktimës Bardhyl Zeqollari. Nga dëshmitë në vendngjarje, tre personat kanë qenë duke kaluar disa orë pushimi në plazh pranë Gjirit të Lalzit, buzë Ishmit, 30 kilometra larg qytetit të Durrësit. Bardhyli ka qenë duke u larë në det, kur në një moment është dalluar se po kërkonte ndihmë. Menjëherë është futur në det për ta ndihmuar, nipi i tij 16-vjeçar, Albani. Pas tij ka rendur edhe i biri 11-vjeçar. Në përpjekje për të shpëtuar xhaxhain, Albani mendohet se është mbytur dhe tashmë po kërkohet nga forcat e ekipit të shpëtimit të policisë së Durrësit. Persona që gjendeshin duke pushuar në rërë, janë hedhur në det dhe kanë arritur të nxjerrin gjallë, djalin 11 vjeçar. Kurse Bardhyl Zeqollari, kishte humbur jetën dhe pushuesit nxorën në breg trupin e të ndjerit. Në vendngjarje, pllakosi një situatë e vështirë dhe pushuesit u tmerruan nga skena e dhimbshme. Policia tha se ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë dhe po bën përpjekje për të gjetur trupin e 16-vjeçarit të zhdukur në det.

10 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›